“Më jep 5 mijë euro ose do të…”, 40 vjeçari shqiptar kërcënon të dashurën në Itali - ja çfarë i ndodh pastaj

Diaspora

“Më jep 5 mijë euro ose do të…”, 40 vjeçari shqiptar kërcënon të dashurën në Itali - ja çfarë i ndodh pastaj

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 08:32
Pamje nga arrestimi

Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi kërcënonte gruan me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore duke i kërkuar 5,000 euro.

Në të kundërt, ai do i dërgonte familjes së saj një video intime që e kishte xhiruar gjatë marrëdhënies seksuale mes tyre.

Ajo e kishte takuar rastësisht dhe kishte filluar të dilte me të.

Edhe pse dinte pak për të, ajo i besonte dhe i pëlqente.

Kurrë nuk ia merrte mendja se do të gjendej e kërcënuar dhe nën shantazh për një pamje filmike.

Viktima e kësaj historie është një shqiptare 10 vjet më e madhe, e cila ishte e ve.

Gjithçka dukej se shkonte mirë mes tyre deri të mërkurën e kaluar kur burri nisi ta kërcënonte duke i thënë:

“Më jep 5 mijë euro ose i publikoj në rrjetet sociale dhe ia dërgoj familjes tënde”.

Gruaja, e dëshpëruar, kërkoi ndihmë nga policia, shkruajnë mediat italiane.

Për të vënë nën pranga autorin, policia i vuri një mikrofon 50-vjeçares, e cila do të takohej me shqiptarin për t’i dhënë paratë.

Sapo ia dha, ai u arrestua nga policia ndërsa ishte me para në njërën dorë dhe një celular në dorën tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat