Nga ngjarja tronditëse e ndodhur në Itali janë zbardhur të tjera detaje të rënda nga krimi i dyfishtë në një familje shqiptare që ka panikosur zonën e Breshias, ku burri mbyti gruan dhe më pas i dha fund jetës.
Shkelqim Bedeli dhe Shegushe Paeshti ishin prej kohësh në një marrëdhënie të acaruar dhe me konflikte të shpeshta mes tyre. Këtë e shpjegon edhe vetë autori në një nga dy letrat që ka lënë përpara se të ndërmerrte aktin fatal.
Grindjet mes tyre ishin të përditshme kanë shpjeguar për hetuesit disa fqinjë, të cilët shpesh i dëgjonin duke debatuar me tone të larta në gjuhën shqipe, pa e kuptuar se çfarë po thoshin.
Por mediat italiane shkruajnë se askujt nuk i kisht shkuar kurrë në mendje se mes tyre problemet ishin aq serioze, sa që burri të kryente këtë krim të dyfishtë.
Tre fëmijët e çiftit ishin larguar për disa ditë pushime kur ndodhi ngjarja e rëndë dhe ishin pikërisht ata që kanë sinjalizuar policinë pasi prindërit e tyre prej ditësh nuk i përgjigjeshin telefonatave.
Sipas mediave italiane, 54-vjeçarja Shegushe Paeshti ishte e punësuar në një kompani në Erbusco, ndërsa bashkëshorti i saj nje vit më i madh, Shkëlqim Bedeli punonte si farkëtar.
Si0as mediave italiane, çifti kishte respektin dhe vlerësimet e kolegëve dhe fqinjëve të tyre, ku ata kishin prej 15 vitesh që jetonin dhe ishin integruar mirë.
Krimi dyshohet të ketë ditë që ka ndodhur dhe siç shkruajnë mediat italiane, askush nga fqinjët, pavarësisht temperaturave të larta, nuk e ka nuhatur aromën e rëndë të trupave që kishin nisur të dekompozoheshin, “ndoshta sepse e gjitha ka ndodhur në një zonë brenda shtëpisë, e cila nuk kufizohet me apartamente të tjera”.
Sipas “bresciaoggi.it“, krimi, me sa duket i studiuar mirë, mund të ketë ndodhur i shkaktuar nga xhelozia e burrit për bashkëshorten e tij.