E nderuara, familje Tahiri
Me rastin e ndarjes nga jeta dhe kalimin në amshim e përjetësi e Ramushit, në këtoqaste dhimbjeje dhe pikëllimi, BISHZ dhe anëtarësia e saj, Ju shpreh ngushëllime tësinqerta dhe njëherit i bashkagjitet pikëllimit e dhimbjesë suaj, me arsye, për ta ndarëdhe përballuar bashkërisht dhimbjen, për aq sa është e mundur në këto rrethana tërënda, për familjarët, farefisin e shoqërin.
Veprimtaria e Ramushit si intelektual, politikolog e gazetar i Rilindjes, ishte ndërnjohësit më të dalluar i rrethanave politike dhe analist i rrjedhave dhe ngjarjeve në kohë dhe hapësirë si në Kosovë dhe ish Jugosllavi, ku shqiptarët keqtrajtoheshin nëvazhdimësi e Ramushi dallohej me veprimtarin e tij prej intelektuali, veprimtari dhe analisti në mjetet e shkruara dhe ato pamore të kohës.
Kur shqiptarët shpallen Kosovën shtet të pavarur, Ramushi për aftësit e tijaintelektuale dhe veprimtari atdhetare mori detyrën dhe përgjegjësin institucionale dheu emërua zëvendës- kryeminister i Qeverisë së Republikës së Kosovës!
Veprimtaria e tij profesionale dhe atdhetare su ndal deri sa kaloj në amshim.
I qoftë i lehtë dheu i atdheut dhe i shërbeft si mbuloj dhe roje e veprimtarisë së tij atdhetare.
Qëndresa dhe krenaria qofshin të pranishme përherë me familjarët, në shenjënderimi dhe kujtimi për jetën dhe veprën e tij atdhetare të mirënjohur.