Shqiptari Alban Ajazi, i cili u arrestua një ditë më parë nga autoritetet italiane në tentativë për të kryer një grabitje në një dyqan në komunën Civitanova u shpreh se është bashkëpunëtor i klanit Casalesi.
35-vjeçari shqiptar, i cili është denoncuar edhe për vandalizmin e një farmacie doli sot para gjykatës, duke thënë se edhe sulmin ndaj farmacisë e kanë urdhëruar pikërisht Casalesit, që janë një klan brenda klanit Camorra.
I riu shqiptar i ka shpjeguar gjykatësit si ka vepruar për të kryer vjedhjen.
“Përkula kamerat për të mos u filmuar, preva telat dhe më pas mora një tullë për të thyer dritaret”, tha ai.
Prokuroria kërkoi arrest me burg për shqiptarin, ndërsa gjykata pasi dëgjoi pretendimet caktoi “arrest shtëpie”, duke e shtyrë seancën për në datën 14 shtator.