Vdekja e 34-vjeçares shqiptare në Itali, policia në kërkim të dëshmitarëve për të zbuluar të vërtetën

Diaspora

Vdekja e 34-vjeçares shqiptare në Itali, policia në kërkim të dëshmitarëve për të zbuluar të vërtetën

Më: 21 gusht 2021 Në ora: 00:37
Pamje nga aksidenti

Elisa Danaj humbi tragjikisht jetën në fillim të Gushtit në Italinë fqinje, në një aksident rrugor. Ngjarja e rëndë ndodhi në Centocelle të Romës, më datë 9 Gusht. 34-vjeçarja shqiptare udhëtonte me një makinë Smart, kur u përplas me një Audi, duke gjetur vdekjen.

Por kur po bëhen gati dy javë nga ngjarja e rëndë, mediat fqinje shkruajnë se rrethanat e aksidentit të rëndë nuk janë zbardhur ende. Për këtë arsye, në rrjetet sociale po bëhet një apel drejtuar personave që mund të kenë dëshmuar ngjarjen, me shpresën që do të mund të hedhin dritë mbi dinamikën e aksidentit fatal.

Në drejtim të makinës Audi ishte një i ri 21-vjeçar, i cili mbeti i lënduar.

Image

Autoritetet italiane nisën hetimet menjëherë pas ngjarjes, por mesa duket ata nuk kanë mundur ende të përcaktojnë shkakun e aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat