Hysen Previzi, është ish i arratisur nga Shqipëria, gjashtë dekada më parë. Familja e tij një nga familjet më të njohura në atë krahinë, ishte një familje me tradita dhe patriote e atdhetare që gjatë gjithë historisë së saj luftojë për Shqipërinë e bashkuar.Me ardhjen e rregjimit komunist në Shqipëri, ai dhe vëllai i tij, së bashku me disa pjestar të familjes, erdhën në SHBA, dhe iu bashkëngjitën lëvizjes për liri e demokraci të shqiptarëve, bashkimin e të gjitha trojeve. Angazhimi i tij poliitik, ishte pjesëmarrja në Organizatën Lëvizja Kombetare e Legalitetit në mërgim, dhe bashkëpuntor i Radios pionere e radiofonisë shqiptare në diasporë Zani i Atdheut, dhe "Zëri i Amerikës".
Me Hysen Previzin folëm shtatë vjet më parë:
Jeta juaj dhe çfarë kujtimesh keni nga Shqipëria?
Hysen Previzi : Isha shumë i ri, dhe, as që më shkonte ndërmend për një arratisje nga Shqipëria, por ishte vëllai im – rreth 13 vjet më i madh, i cili dinte me tepër rreth ngjarjeve që kishin ndodhur me familjen tonë të madhe. Familja jonë Previzi në Zerqan qarku Dibër, ishte mjaftë e njohur në atë zonë të Grykës së Madhe të Dibrës, siç quhej dhe thirret ajo. Kjo familje dibrane, ishte e shquar për bujarinë e mikëpritjen, po ashtu edhe për burrëri e trimëri si dhe e përfshirë në veprimtari politike, të të gjitha kohërave.
Babai im Mahmud Previzi, ishte nën-komandant i forcave të Gjandarmëris të nën-Perfekturës së Zerqanit, kurse, xhaxhai Bajazit Previzi, ishte nën-perfekt i nën-perfekturës së Zerqan-nit gjatë qeverisjes së Mbretërisë Shqiptare. Kur vendi u pushtua nga klika komuniste, babai im si dhe e gjithë familja jonë e madhe, nuk u pajtua me atë rregjim. Babai im me një grusht xhandarësh që i kishin mbetur, në atë kohë u përpoqën të mbronin Zerqanin, nga forcat komuniste të udhëhequra nga Dali Ndreu, por, i tradhëtuar nga disa gjoja nacionalistë të përbër prej më tepër se 300 vetë , u mposhtë. Zerqani, u muar nga komunistët, shtëpija jonë e madhe u dogjë në flakë. E gjithë pasurija jonë përfshirë tokë e bagëti u kunfiskua. Si rrjedhoj familja u internua në fillim në Berat , kur unë isha vetëm foshnje. Në kampin e interrnimit në Berat, familja jonë pati kontakte edhe me familje të tjera nacionaliste, nga e gjithë Shqipëria, dhe Kosova, por edhe familjet dibrane, siç ishte familja Kaloshi, Ndreu, Kaziu, Lita, Dema, Tonuzi, e familja Sina i parë, me të cilët ishim miq prej kohësh, si dhe shumë e shumë të tjerë.
Përse u arratisët….?
Hysen Previzi : Babai im pas një qëndrimi prej afro 4 vitesh nëpër malet e Dibres, duke mos u pajtuar siç thash edhe më lart me klikën komuniste, dhe duke menduar se mund të vinte ndihme nga forcat Angleze, nuk o dorzua. Ai u vra heroikisht në përpjekje me forcat komuniste, por, edhe këtë rradhë i tradhëtuar nga byrazeli i tij më 1949( emrin e të cilit nuk është e nevojshme t'a përdor). Mbas vrasjes së babës, familja u lirua nga internimi, dhe erdhi përsëri në Zerqan. Sipas tregimit të Nënës time, shtëpija e djegur, toka e konfiskuar dhe e shpërndarë në “Reforma Agrare”, u vendosëm në një shtëpi të vjetër dhe të rrënuar. Të cilësuar KULAK, pa të drejt shkolle të mesme,e të lart, e gjithmonë nën mbikëqyrje të sigurimit të shtetit, kaluam disa vjet. Vëllai im Fiqiriu, i bindur se nuk mund t’i përballonte më atij rregjimi gjakatar, mori guximin dhe në tetor të vitit 1963, vendosi, që së bashku me dy kushërinjtë tonë Sami dhe Basri Alliu, dhe pjesetarë tjerë të familjes, të arratisemi. Vlen të vëj në dukje se më shum se gjysma e familjes, nuk arriti të kalonte kufirin për në Ish-Jugosllavi. Nëna ime si dhe bashkeshortja e vëllait tim Fiqiriu-t me 5 fëmijë , si dhe bashkëshortja dhe nëna e Samiut, u kapën nga forcat kufitare në kufi. Ato sërisht u internuan nëpër kampet famëkeqe si ai Shtyllasit(Levan) Fier, deri u liriuan me ardhjen e demokracisë në vitin 1991.
Kur filloi lidhja e juaj me patriotët dhe grupet anti komuniste, dhe çfarë roli kishit ju në ato kohë?
Hysen Previzi : Duhet pranuar, se :”Në raste të ndryshme emigracijoni në ish Jugosllavi, është trajtuar sipas oreksit të jugosllavëve”, kjo vet-kuptohet dhe nuk do shtjellim, sepse ashtu ishin dhe rrethanat e asaj kohe – të arratisurit nga Shqipëria, “ishin vendosur mes dy zjarrve”. Në disa raste emigracijoni përkrahej, dhe herë të tjera përbuzej nga regjimi Jugosllav. Gjatë emigracionit në Jugosllavi, nuk mund të thoshe se je antikomunist, ose patriot dhe as që mund të aktivizoheshe si i till. Ish-Jugosllavija, ndonse luante një politikë më të “butë”, me emigrantët, për interesat e saj ekonomike dhe politike, por ishte komuniste, dhe diktaturë e kamuflluar. Jugosllavia e atëherëshme në shumë raste emigracijonin politik shqipëtarë e përdori si mish për top, ashtu si perdori edhe disa shqiptarë të tjerë. Mirëpo, gjatë emigracionit në ish -Jugosllavi – ne patëm rastin që përsëri të bashkoheshim më shumë nacionaliste të arratisur në atë vend më parë(Maqedoni), dhe të gjenim shqiptarët e vërtet patriot. Vlen të përmend si e ceka më lart, të parët në takime dhe lidhjet tona natyrishit ishin miq e familjes tonë, nga Dibra, e zonat për rreth saj. Ku me disa prej tyre , njiheshim qysh në Shqipëri, mbasi me ato familje kishim qëndruar edhe në kampin e internimit në Berat; vëllëzerit Rasim, Hashim e Besim Sina , Abdulla Kaloshi ,Qazim Lusha ,Mane Dumani, Sefer Lleshi e shumë të tjerë. Asnjeri prej nesh nuk kishte ndonjë rolë politik, sepse Jugosllavia, ishte regjim sllavo komunist. Kështu,që ne ashtu si u arratisem nga Shqipëria, tani mendonim vetëm e vetëm si të largoheshim për në perendim, Itali, e Austri. Vetëm në perendim i shikonim lirinë tonë. Vetëm atje mendonim se mund të na krijohej mundësia për të ndihmuar familjet, që i kishim lën pas por edhe për të kontribuar e berë diçka për rrëzimin e regjimit në Shqipëri, lirinë e të të drejtat e shqiptarve në Kosovë, te gjith trojet shqiptare të okupuara nga Serbia . Kështu që në vitin 1965 shumë prej nesh morëm rrugën e arratisë nga Jugosllavia, dhe shkuam për në Itali, ku ishte përqendrimi transit në kampet e refugjatve. Aty në Itali, kishim fatin se u takuam dhe u lidhëm me shumë të arratisur të tjerë, para nesh, anti komunist dhe figura patriote të njohur të çështjes kombëtare, nga gjithë Shqipëria, Kosova, dhe trojet etnike shqiptare.
Ju u bëtë pjesë, sapo dolët në perendim e Partisë Lëvizja e Legalitetit në mërgim – çfarë ishte ky organizim dhe si vepronte. Cili ishte roli juaj?
Hysen Previzi : Po, shumë e vërtet. Si e theksova në fillim ne ishim një familje mbretëroe në Shqipëri. Pas një qëndrimi të shkurtër në kampin e refugjatëve në Itali, përfunduam në botën e lirë dhe me demokratike në botë siç është Amerika. Porsa erdhëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, 1967, iu përveshëm punës për të arritur atë që kurr nuk e patëm të lehët ta bënim, as mirëqënien dhe as politikën. Mbasi dihen vështërsit e emigracionit. Duke kujtuar të parët tanë që ranë heroikisht për të mirën e vendit, për ta mbrojtur atë vend që do ta kaplonte komunizmi gjakatarë i Enver Hoxhës me shokë, ne si familje me familjet me të mira të Dibrës, dhe gjithë Shqipërisë sipas bindjeve tona politike, në të kaluarën, iu bashkangjitëm edhe një herë Organizatës Lëvizja Kombetare e Legalitetit sot Partia Levizja e Legalitetit. Isha vetëm në moshën njëzetvjeçare, kur u rradhita në rradhet O.K.L.L.-së. Merrja pjesë nëpër mbledhje e manifestime të ndryshme, sidomos në New York(SHBA). Këtu ku nisi dhe aktiviteti politik i të arratisurve, më organizimin dhe pjesmarrjen tonë në demonstratat kundër regjimit totalitar të Enver Hoxhës, por në të njëjtin kohë nuk lënim jashtë vemendjes tonë, e angazhimit tonë patriotik, çdo lëvizje dhe demonstrata kundër Titistëve e Rankoviçëve jugosllavë , që po shtypnin popullin e pa mbrojtur të Kosovës, dhe të gjitha trojeve shqiptare nën ish Jugosllavi. Unë personalisht në atë periudhë u zgjodha disa herë edhe anëtarë i Komitetit Qëndror i OKLL-se, ku së bashku me disa patriotë të tjerë, kemi dhënë kontributin tonë. Kam punuar ngushtë me Sekretarin e Përgjithëshëm të OKLL, Zoti Fuat Myftiu, si dhe të tjerë anëtarë të denjë e të ndershëm si Kol.Xhemal Laci, Z.Rasim Sina ,Z.Hysen Mulosmanaj, Z.Abedin Mulosmanaj,z. Bardhok Ndreu, z.Nrec Gjergji, z.Dr.Guri Durallari, e shumë të tjerë.
Çfarë do të veçoje sot nga ajo periudhë ?
Hysen Previzi : Nuk po e kuptonim se vitet kalonin, patriotizëmi e trimëria kishte një far rënje – një far rënie demoralizuese në shoqëri(regjimi në Jugosllavi dhe Shqipëri, nuk kishte shenja se po tronditej), por dhe mosha (pleqërija) po bënte të veten. Shpresat, për një këthim të shpejtë në Shqipëri – dita ditës po veniteshin, dhe ktheheshin në "stërlodhje, dhe dëshpërim". Duhesh një punë më e madhe, duke filluar qysh me fëmijët tanë, ti shkollonim apo ti linim pa shkollë, si ne dhe të merreshin me politik. Gjë që të gjithë ne menduam dhe zgjodhëm sakrificën, që të edukojmë e shkollojmë fëmijët, tanë, por u mësuam gjuhën shqipe,historinë, kulturën e traditën Shqiptare( as një fëmijë nga tanët edhe të lindur këtu nuk ka mbetur pa folur e lexuar shqip, edhe sot po ti takosh). Ndërkohë, ne menduam "ta çojmë! sa ta çojmë!" i themi ne shqiptarët. Athere, në se e analizojmë sot, patjeter që nevoiteshe një organizim më i fortë, për t”i rindezur edhe një hërë motorrët e ndjenjës politike. Mbasi, kundërshtarët tanë politikë, kudo po bëheshin edhe më të fortë edhe në diasporë, ku disa prej tyre ishin të financuar nga Qeverija Jugosllave, gjoja kishin ardhur për bisnes.
Radio Programi shqip "Zani i Atdheut" në Nju Jork, si staf i kësaj radio çfarë ju kujton ajo sot? Si lindi ideja për krijimin e kësaj radio ?
Hysen Previzi : Në vitet 1970 në New York e shtetet për rreth ishte radio FM që filloi të tërheqë dëgjuesit të cilët ishin të mërzitur me programet e zakonshme duke ndjekur rregullat e reja të FCC që detyruan pronarët e kombinove AM/FM të kufizonin transmetimet e tyre të barabarta të programimit AM në FM. Si rezultat, FM u bë eksperimental për një kohë, ku në këtë eksperiment megjithse kushtonte, athere si biznes privat, disa vjet më pas u përfshim edhe në këto Radio Programe, edhe ne shqiptarët, sidomos të arrratisurit nga Jugosllavia dhe Shqipëria. Një nga stacionet më të hershme (nëse jo më të hershme) në NYC ishte WNEW, e programuar nga nganjëherë, 30 minuta ose 60 vetëm për Radio programe në gjuhë të huaj, duke iu referuar komuniteteve ose diasporave nga e gjithë bota. Sidomos, më së shumti athere ishin Radio porogramet me drejtues, emigracionin politik, nga vendet ish komuniste, Jugosllavia( Kroacia, Serbia, Mali i zi, Maqedonia) Hungaria, Rusia, Bullgaria, Polonia, Rumania, por edhe nga Greqia, Italia, shqiptarët hynë shumë vonë.
Radio Programi Zani Atdheut, ishte një herë në javë të shtunën ose të dielën, me një prezantimi i formatit që quhet athere "Easy Listening", nga Drejtori i Radio Programit Zani i Atdheut - Rasim Sina, nga Redaktori i Radio-Programit, Hysen Mulosmani, dhe Host, unë Hysen Previzi, që më vonë(1998/1990)do të kaloja edhe me Radion Zëri i Amerikës, i Departamentit të Shtetit në Washington. Formati i programit tonë, ishin lajmet që mundet të gjenim nga axhensit e huaja nga Shqipëria, Kosova e trojet shqiptare, ndonjë rast i veçant lajme ndërkombëtare,. Kishte një editorial për çdo aktualitet, dhe lajme e njoftime të ndryshme nga jeta shoqerore nga komunitet. Dhe, disa minuta rezervoheshin me muzikë të bukur folklorike, dhe popullore vetëm shqiptare, ato burimore, me formatet e bukura të muzikës së teknikës së athersheme, pllaka gramafoni ose rekorder me shirit. Minutat e fundit ishin , me ndonjë përshëndetje dhe urimet e dëgjuesve.....! me parapagim.
Kur kemi parasyshë se çfarë rëndësie dhe se çfarë dëgjimi kishin radiot athere, ndërsa për sa i përket "Radio Programi Zani i Atdheut, për të cilën edhe po flasim, ishte një gjë edhe më e mahnitshme." Pikërisht, "kur merret parasysh se nuk kishte shtëpi e ndonjë emigranti shqiptar, apo radio të makinave FM - AM që në orën e trasmetimit në ato vite, që nuk dëgjonte edhe shqip, Radio Programet në gjuhën shqipe, të radiove shqiptare , "Zani i Atdheut", Radio Balli Kombëtar (Nihat Bakalli) Radio Zani i Malëcisë(Gjeto Sinishta). Kjo vinte se në atë kohë dëgjimi në radio " Easy Listening" u bë radio më e dëgjuara në të gjithë vendin. Deri në vitin 1990, dëgjimi në Radio ishte formati dominues në të gjitha radiot amerikane. Gjatë kësaj kohe një nga pronarët e njohur të asaj kohe Whitaker, kryesoi një fushatë përmes Shoqatës Kombëtare të Transmetuesve FM që promovoi radion FM të makinave. Fushata ishte e rëndësishme për të bindur tre prodhuesit e mëdhenj të makinave në Amerikë, që të përfshinin radion FM si një tipar standard të makinave.
Kurse, Radio FM dhe AM pas viteve 80' në New York City, në dëgjueshmëri është histori më vete e asaj kohe për degjueshmëri, për të gjithë shqiptarët e Amerikës, dhe historia ose pioneria medias Shqip në New York City.
Në fund të fundit të viteve 80' si dukej radio Zani Atdheut në Nju Jork?
Hysen Previzi : Siç përmenda edhe më lart, ishte pranvera e 81-ishit, kur me injisjativën e Lart Madhërisë së tij Leka i Parë – Mbret i Shqiptarëve, në bashkëpunim me një rreth të ngushtë të anëtarëve të OKLL -së , kërkoi që në New York, të bëhej i mundur një transmetim radiofonik, për të ringjallur ndjenjat patriotike të emigracionit politik shqiptarë. Ai angazhoi Kol.Xhemal Laçin për realizimin e Radio Programit vetem me program patriotik, si zëdhënse e Oborrit Mbretëror Shqiptar . Kol. Laçi, njeri me shumë kultur dhe i shkolluar në perendim, emëroi zotin Rasim Sina, si drejtues i kësaj Radio stacioni dhe zotin Hysen Mulusmani kryeredaktor, dhe që të dy folës, kryesorë. Pas kësaj inisjative u vendos që Radio të jetë organ i Oborrit Mbretëror dhe të quhet “ZANI i ATDHEUT”. Radio “Zani Atdheut” bëri jehonë në rradhët e emigracionit. Zani Atdheut u përkrah nga shumë emigrantë si moralisht ashtu dhe financierisht.Radio informonte bashkëatedhetarët me lajmet nga ngjarjet në vendin tonë, Kosovë, shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevës, si edhe gjetkë nëpër diasporë. Vlen të theksohet se edhe pse luftoheshim nga individ të ndryshem qofshin ata Enverist apo të drejtimeve tjera politike, Zani Atdheut bëri punën që i takonte . Drejtori i radios Zani Atdheut Z.Rasim Sina i ndimuar edhe nga kryeredaktori dhe editori i saj Z.Hysen Mulosmanaj si dhe unë Hysen Previzi, por edhe bashkëpuntor të tjerë, kontribuam deri ne fund, deri kur në Shqipëri në vitin 1992 – na “rilindi një far-demokracije”.Themë një “far-demokracije”, sepse kurr nuk iu afrue kohës me demokratike perendimore, të paktën asaj që mban mend populli jonë gjatë Mbretërisë së Mbretit Zog i I.
Si do t’i përshkruanit bashkëpuntorët e tu – të kësaj radio ?
Hysen Previzi : Ishte një kënaqësi e veçant, sidomos kur punoja me këta njerëz të përkushtuar dhe të pasionuar pas radios. Vinte, dita dhe ora e transmetimit në air, koha për të transmetuar në radio Zani Atdheut, sikur të ishim duke pritur një shpres të madhe se çfarë të rejash kishim për të thënë nga Shqipëria dhe, nga Kosova dhe viset shqiptare nën ish Jugosllavi. Radio e niste programin e saj me hymnyn tonë kombëtarë, origjinal, që fillonte dhe pasohesh më zërin e folësve :”Ju flet Zani Atdheut zani i Lirisë zani i Monarkisë Shqipëtare” në Mërgim. Ishim gati të informonim dëgjuesit tanë të shumtë në atë kohë, me lajmet e brendeshe e të jashtme që kishim arritur të marrim si nga Shqipëria, nëpërmjer axhensive të huaja, dhe gazetave amerikane, ashtu dhe me ato se çfarë po ndodhte në Kosovë e trojet shqiptare, kryesishtë nga njerëzit tanë që kishim atje. Kishim lajme të ndryshme nga komuniteti jonë në Amerikë, e gjetkë. Plotesonim deshirat e dëgjuesve tanë me këngë të ndryshme, me urime festive e dasmore.etj, lajmëronim vdekje e hidhërime në kominete e tjera. Dy bashkëpuntorët e mi të radios, Rasimi e Hyseni, ishin të mrekullueshëm, ndonsë unë isha shumë më i ri se ata, gjithëmonë merrja këshillat më të mira prej tyre. Nga kjo radio unë mësova shumë edhe nga gazetaria aq sa në vitin 1988 deri në vitin 1990 – punova si gazetar me radion Zëri i Amerikës nga Uashingtoni. Por vlenë të theksohet se atëhere ngaqë ende frikësoseshin se rregjimi i Tiranës se hakmerrej ndaj punonjësve të kësaj radio të qeverisë Amerikane, nuk u jepeshin shpesh herë emrat, njëri prej tyre isha edhe unë, që fola disa herë në programet informative.
Si i keni përcjellë ngjarjet e asaj kohe? Mbasi ju i nxirrnit informacionet, thuhet se duke iu refruar gazetave të njohura si New York Times, dhe axhensive prestigjoze perendimore. Madje, Radio Zani i Atdheut, qëlloi që me programin e saj e dha e para lajmin se u vra Mehmet Shehu, në Tiranë. Çfarë ka qenë reagimi i shtypit vendas dhe atij shqiptar në atë kohë? që ju trasmetuat
Hysen Previzi : Po vërtet ashtu është ishte se radio Zani i Atdheut në shqip, nga Nju Jorku, e dha e para lajmin më 19 dhjetor 1981 një ditë më pasë, që e botoi gazeta New York Times, në një shkrim të gazetarit të saj në Beograd, Wolfgang Saksonë. Kjo ishte koha kur ne merrnim lajmet se në Kosovë kishin ndodhur lëvizjet e mëdha shqiptare, ato që thirreshin atëhere “Kosova Republikë”, pra për ato Demostratat e mëdha shqiptare të viti 1981 – që tundën nga themelet Jugosllavinë tisite, të atëhereshme.
Zani Atdheut, tha se : ” NYT, shkruan sot se Mehmet Shehu, kryeministri i Shqipërisë, bëri vetëvrasje në fillim të ditës së sotme”
Hysen Previzi : Në të vërtet! Radio Zani i Atdheut, sapo citoi atë natë edhe një buletin të lajmeve të radios nga Tirana “Për Shqiptarët jashtë Atdheut”, kryeqyteti i Shqipërisë, ku thuhej në atë kohë, udhëheqësi komunistë 68-vjeçare, në detyrë që nga viti 1954 dhe njeriu që konsiderohej gjerësisht një pasues i udhëheqësit të Shqipërisë, sekretarit të parë të partisë, Enver Hoxha, kishte bërë “vetëvrasje”” në një moment ankthi nervor.” Por, duke mos dhënë asnjë hollësi dhe fill mbas asaj vazhdoi programi me muzikë.” —- Ne menjëherë, thamë se “kjo lë shumë për të dyshuar dhe situata do të përkeqësohet në Shqipëri,” çka edhe ashtu ndodhi, ajo u shoqërua me arrestime dhe pushkatime të tjera, të Kadir Hazbiut dhe Feçor Shehut.
Si e keni pritur vdekjen e Enver Hoxhës, çfarë impakti pati në komunitet ?
Hysen Previzi : Vdekjen e Enverit ne të gjithë patriotët në diasporë, e pritëm me brohoritje e më të shtëna në ajër( në shtëpit e atyre që ishin larg qendrave të banimit). Nisën pas lajmit telefonata, që “plasën” nga të katër anët, mbasi u ngjallë edhe një herë shpresa ; se Shqipëria do të ndryshonte dhe do të hapej, rregjimi do të binte dhe ne do të takoheshim me të afërmit tanë, në Shqipëri. Vdekja e Enverit, të nesërmen u pasqyrua si ngjarja më e madhe e asaj dite nga gazeta “The New York Times” një rast i veçant dhe i rrallë për gazetën më të madhe në botë New York Times . Kjo gazetë, madje përgatiti specialen për ndarjen nga jeta të diktatori Enver Hoxha, një ditë mbasi ai vdiq – pra të nesërmën me më 12 prill 1985, duke shkuar mbi karrierën e diktatorit shqiptarë që nga fillimet e tij, deri në ditët e fundit të jetës së tij ( çka ishte diçka e rrallë për nji gazetë kaq të madhe amerikane, t’i kushtonte kaq shum vend vdekjes së një diktatori) Por, në komunitet, natyrisht, që kishte edhe nga ata që e pritën me lotë në sy ….! Radio Zani Atdheut, përgatiti një editorial të vetin, ku vuri në dukje se “Shqipëria, tani do të marrë frymë lirisht dhe se Ramiz Alia do të jetë ai që do të udheheqë Shqipërinë, drejt nje hapje me perendimin” .
Po përmbysja e regjimit komunist në Shqipëri, si u prit tek shqiptarët e Amerikës?
Hysen Previzi : Tek shqiptarët e Amerikës, u pritë me dy mënyra njëra i gëzojë deri në qiell – rënjesë së komunizmit, hapjes së Shqipërisë, dhe njëra palë e priti si në “zi” me kokë ulur . Kjo sigurisht, ngaqë pati të atill, që u erdhi keq – por, nga mendimi se diçka do të perfitonin, se kishin qenë të lidhur me Tiranën, u ra “zija” jo se e donin komunizmin në komunitet. Dhe, ashtu si në Shqipëri, si për ironi një pjesë e tyre, ma vonë, u bënë edhe më "patriotë" dhe "demokratë", se ne – që vuajtëm të zijtë e ullirit për 50 vjet. Ashtu si dhe tregova për radion Zani i Atdheut, e cila ishte e vetmja radio anti komuniste dhe që luftonte për një Shqipëri të lirë dhe demokratike, një Shqipëri me syt nga Amerika dhe perendimi e jo nga Rusia dhe Kina, u pritë me lajme të mira që jepnin shpresë.
Gjatë punës suaj – ju dhe kolegeve a u kanë “sulmuar” ndonjëherë për shkak të qendrimeve të radios? Të cilat thuhet se ishin patriotike dhe anti komuniste për një Shqipëri Etnike?
Hysen Previzi : Në të vërtet unë personalisht nuk kam përjetuar ndonjë kërcënim nga askush, dhe asqë më ka ra ndërmend ndonjë herë te kujdesohem për atë çështje dhe këtë nuk e them për mburrje. Por, kërcënime dhe përplasje verbale nuk kishte, por kërcënime anonime dhe sharje mbasi përfundonin lajmet, kishte nga ndonjë shqiptar, natyrisht që nuk i pëlqente kur ne sulmonim qeverinë e Tiranës. Atyre, që as sot nuk e kuptojnë se çfar ka qenë regjimi i Tiranës.
A ka qenë e vështirë në kohën e sundimit komunist të mbaje një radio të tillë?
Hysen Previzi : Sigurisht se çdo gjë që nuk paguhet dhe duhet të paguash nga xhepi ytë, ka vështirësit e saj. Si për shembull “a do të shkosh në punë për të ruajtur familjen si dhe kohën e mbetur do t’ja dhurosh familjes apo Radios?”. Mirëpo, kur u mbyll radio Zani i Atdheut, dëgjuesit e saj të rregullt, ata që kontribonin financiarisht, dhe, që ishin nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, Maqedonia dhe Çamëria, dhe disa lider fetar, e të tjerë reaguan me njëherë për mbylljen e radios , duke shprehur keqardhjen e tyre. Mbasi, kur u mbyll radio Zani i Atdheut, kishte ende nevojë për një radio-program popullor, shqip, që megjithë vështërsit e egzitencës, i mbajti me shpresë deri ditën që erdhi demokracia dhe ish- Jugosllavia u shpërbë, dhe në trojet shqiptare filloi të fryjë era e lirisë. Ne kemi pranuar edhe vërejtjet, e asaj kohe që na vinin paraprakisht nga dëgjuesit në lidhje me profesionalizmin – që natyrisht ishin të pranueshme, mbasi nuk ishte në atë kohë kjo teknologji që është sot. Pra, nuk ishte e lehtë të gjejë lajmin, dhe t’a bëje lajmin, që i duhej komunitetit, mbasi Shqipëria, ishte e mbyllyr hermetikisht , ndërsa Kosova dhe viset shqiptare, ishin në censurimin dhe shtypjen e egër të policisë serbo sllave dhe UDB-së, e cila i përndiqte shqiptarët ngado që lëviznin ata.Por, e them me bindje edhe sot, se ne deri ditën që e mbyllëm radion :”Ne ishim e vetëmia radio shqip në Amerikë, tek e cila besonte dëgjuesi i asaj kohe, sepse kishim raportimin e saktë, dhe, gjithëmon duke i u referuar burimeve të sigurta, axhensive më prestigjoze perendimore, që nxirrnin ndonjë lajm nga trojet shqiptare dhe Shqipëria, dhe që ishte për interesat tona të përbashkëta me dëgjuesit”, çka na i lehtësonte dhe vështëristë e kohës..
Cili ka qenë roli i radios Zani Atdheut në Nju Jork, në çlirimin e Kosovës, luftën për të drejtat e shqiptarëve nën sundimin sllavo -komunist nën ish Jugosllavi dhe çështjen e Çamërisë?
Hysen Previzi : Zani Atdheut, gjithmonë e ka ngritur zërin e saj për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Bujanovc, Medevegje, dhe në Çamëri. Radio Zani Atdheut hidhte posht kategorikisht zërat e qeverisë së atëhershme shqiptare, në propogandën e saj – për një Kosovë nën federatën Jugosllave, siç ishte qëndrimi atëhere i Tiranës. Zani Atdheut, ka qenë; është dhe do të jetë tek bindjet tona – për një Kosovë, dhe të gjitha trojeve etnike shqiptare të bashkuar me nënën Shqipëri. Mbasi, Radio Zani i Atdheut, në Nju Jork, është themeluar qysh në kohën – kur shqiptarët në tokat e tyre, shtypeshin dhe keqtrajtoheshin – shqiptarët, edhe pse ishin në shtëpit e tokat e tyre, dëboheshin me forcë, dhe ishin drejt spastrimit etnik, çfarë e tregojë edhe koha se si rrodhën ngjarjet më vonë.
Shqipëria, aso kohe ishte nën diktaturën më të egër komuniste në botë, dhe ne kërkonim lirinë e demokracinë, hapjen e Shqipërisë. Radio u krijua në kohën kur propaganda e Tiranës, ishte në kulmin e saj jashtë shtetit, dhe shpenzonte me miliona dollar në diasporë, për të propoganduar “Shqipërinë e lulëzuar”, në SHBA, me shpërndarjen dhe shitjen e revistave, librat dhe videot, dhe veprat e Enver Hoxhës, atëhere. Ne u krijuam në kohën që kishte edhe radio e gazeta të tjera, shqip në diasporë, dhe thoshin se edhe ata luftonin për çështjen shqiptare!. Por, duhet pranuar se mjetet e informimit që ishin me drejtues nga Kosova, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, në atë kohë, kishin frikë të bënin punën tonë, dhe të jepnin lajmet, që jepnim ne, për shqiptarët dhe çfarë po ndodhte me shqiptarët në trojet e tyre.
Nga se vinte kjo?
Hysen Previzi : Kjo vinte ngaqë, drejtuesit e radiove dhe gazetave të tjera në diasporë, “frikësoheshin”, mbasi, kishin lënë në vendlindjen, të afërmit dhe familjet e tyre, si në Kosovë, apo viset e tjera shqiptare. Dhe, UDB-ja në mërgim ishte shumë e rrezikëshme, në atë kohë, ishte e futur pra kishte depertuar kudo në komunitet, duke i ndjekur çdo lëvizje të shqiptarëve, që donin Kosovën, Shqipërinë dhe trojete tona etnike. Kishte, prej tyre që prej se kur ishin larguar nga shtëpia e tyre, nuk guxonin të ktheheshin e të vizitonin prindërit e tyre, në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni, nga frika, se i keqtrajtonin dhe i fusnin edhe në burg për veprimtarinë e tyre anti-jugosllave.Sepse, çdo gjë çfarë ndodhte në diasporë, filmohej dhe regjistrohej nga agjentët serb, në Amerikë, prej misonit Jugosllav, në Manhattan, apo qytetet e tjera në Amerikë. Dhe filmimet dhe fotografit e tyre, dërgoheshin menjëher në Beograd. Jo një her por disa herë ka ndodhur, që kur shkonin atje shqiptarët, e diasporës, i arrestonin ose i keq trajtonin – qysh në aeroport të Beogradit, ose u shkonte policia në shtëpit e tyre, dhe i thërriste në të ashtuquajturat atëhere” biseda infromative”. Apo siç ishte the rasti Ivezaj, të cilin ne ishim radio e vetme që e dhamë atëhere , mbasi ishte një ngjarje, ku u përfshi edhe qeveria amerikane, dhe shtypi më prestigjoz amerikan dhe Zëri i Amerikës.
A mendon se është realizuar sot ideali i cili ushqeu radio Zëri i Atdheut për 15 vjet në diasporë !
Hysen Previzi : Sigurisht se po! Dhe, natyrishtë, që mund të thuhet se ka ende shumë për të bërë, por sot më shumë se 99 përqind e diasporës janë të vetëdijëshëm se rruga që nisëm ne, ishte në të drejtën e kombit dhe ata që na u kundërvunë ishin në të shtrembër . Puna që në bëmë në radion “Zani Atdheut” ishte një punë e madhe fisnike dhe patriotike. Ishte një punë vullnetare, ishte një punë me përgjegjësi kombëtare. Radio Zani Atedheut, ngriti lartë zërin e Mbretëris Shqipëtare me apostulatin e saj Shqipëria e bashkuar – Shqipëria Etnike. Sado honorifike të jet një Mbretëri, sot, shiko vet shtetet më të zhvilluara dhe më të pasura të botës , i kan dhe i mbajnë Mbretërit e tyre . Andaj mendojë se edhe ne shqiptarët :”Pa mbretëri nuk do të këtë Shqipëri të bashkuar Shqipëri Etnike ”