Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjën e hershme të mikut tonë, poetit Fran Tanushi.
Frani ka qenë një krijues i mirëfilltë dhe një mik i mirë. Ai ka qenë njëri ndër themeluesit e Lidhjes së Krijuesëve Shqiptarë në Mërgatë, të cilës i ka kontribuar deri në fund. Frani ka qenë mbështetës edhe i të gjitha asociacioneve krijuese dhe letrare, ndër to edhe i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” Suedi.
Fran Tanushi ishte poet dhe ka lënë pas vetës disa vepra të botuara. Ai ka qenë iniciator i shumë nismave për bashkëpunime në fushën e letërsisë në mesin e krijuesve shqiptarë në mërgatë.
Frani ka qenë edhe një shtytës i shumë ngjarjeve që kanë pasur kauzë çështjën kombëtare.
Ka qenë i dashur për të gjithë. Vdekja e tij e hershme do të lenë një boshllëk në shumë organizime për kulturën dhe letërsinë, e sidomos në krijimtarinë letrare e poetike.
Shpreh ngushëllime më të sinqerta familjës dhe miqve të Fran Tanushit!
Zoti e bekoftë emrin dhe familjen e tij!
Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” Suedi.