Fasli Lesi 36-vjeç është dënuar nga gjykata në Angli me 16 muaj burg për kultivim kanabisi.
Ai u kap në një vilë duke u kujdesuar për kanabisin që po kultivonte. Në vilë, brenda në dhoma dhe papafingo u gjetën 100 rrënjë me vlerë 55 mijë paund nëse do të hidhej në treg.
Ai kishte ardhur nga Greqia ku punonte në tregtinë e mishit në Angli për një jetë më të mirë, ndërsa po punonte për të nxjerrë lekët e rrugës, 10 mijë paund për t’ua dorëzuar trafikantëve. “Po punoja për të siguruar jetën e familjes, djalin e kam sëmurë, do të paguaja lekët e trafikantëve për rrugën” tha ai.
Edhe pse e cilësoi veten thjesht një ushtar të kultivimit të kanabisit, nuk shpëtoi nga dënimi.