Bern, Stuttgart, New York City, London, Wien, Romë, Prishtinë, Tiranë, Shkup, Ulqin, Bujanoc...!
Këto ditë vere, kur pandemia dukej se kishte "ikur", në media shfaqet Rrjeti Intelektual Shqiptar ( RR.I.SH), si projekt alernativ komplet ndryshe nga subjektet dhe asociacionet e deri tashme të njohura në skenën politiko-shoqërore në gjitha trojet shqiptare, por dhe në Diasporë.
Bëhet e ditur (nga disa komunikata të RR.I.SH-it), se ky organizim kishte filluar para 5 vitesh, kur skena politike në trojet shqiptare përjetonte dobësitë dhe paaftësinë për t'u ballafaquar me sfidat, ekonomike, diplomatike,pastaj me organizimin dhe rregullimin e brëndshëm dhe të jetës së përgjithshme të qytetarëve në përgjithësi, nga një grup intelektualësh dhe profesionistësh nga mërgimi.
Ky projekt (sipas disa zyrtarëve të RR.I.SH-it), do jetë krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar deri më tani.
Duket se është një gërshetim i strukturave të fuksionalizimit të Koorporatave gjigande punëdhënëse nga Evropa Përëndimore dhe e përshtatur për infrastrukturen institucionale shtetërore...
Thuhet se RR.I.SH-i nuk do ketë lider, sepse , konsiderojnë se çdo problematikë politiko-shoqërore, vjen pikërisht nga liderizmi, ku, krijohet shtresa e militanteve dhe servilët rreth liderit, me ç'rast nuk mund t'i shpetoj shteti nga kapja dhe privatësia e atij grupi së bashku me liderët e tyre.
RR.I.SH-i do ketë ketë strukturë:
-Organi më i lartë-
◇Kolegjiumi i Drejtorëve dhe Koordinatorëve ->(KDK)
-Organi Ekzekutiv-
◇Drejtoria e Përgjithshme(Ekzekutive)-> (DPE)
-Organet udhëheqëse të proceseve të gjithëmbarshme -
◇Drejtoritë Funksionale Rajonale (DFR),
-Organet Vepruese(Zbatuese) -
◇Zyrat Inspektoriale Profesionale(ZIP)
◇Katedrat Inspektuese(KI).
Me këto organe organizative RR.I.SH-i, do garantonte në mënyrë të sigurtë funksionimin e shtetit ligjor, zhvillimin e shkencës,ekonomisë, diplomacisë etj.
Ndërsa dukurit negative që po ballafaqohet shteti në keto dy dekada, si krimi i organizuar, korrupcioni, zhvatja e fondeve, keq menaxhimi i tenderave etj.nuk kalojnë dhe as që do të shfaqen në jetën praktike të shtetit!
Demokracia do të jetë e barasvlershme me sjelljen dhe respektin ndaj ligjit të çdo individi që jeton dhe vepron brenda territorit të shtetit.
Kultura dhe niveli i sjelljes( politike- shoqërore),të individit, do të çmohen...
Këto janë vetëm disa nga të thënat që kemi dëgjuar nga zyrtarë të RR.I.SH-it, që vërtetë duken interesante dhe shpresëdhënëse për mbarësi kombëtare.