Grabitën dhe dhunuan të moshuarin, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

Diaspora

Grabitën dhe dhunuan të moshuarin, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Dy të rinj shqiparë janë arrestuar si autorë të një grabitjeje në banesën e një të moshuari në Halkidiki të Greqisë.

Njëri 23-vjeç dhe tjetri 26-vjeç, dy të rinjtë në bashkëpunim grabitën e banesën e 76-vjeçarit duke hyrë nga dritarja ose dera e pasiguruar.

Ata gjithashtu dhunuan të moshuarin i cili ka denoncuar se shqiptarët i kanë marrë 1 mijë e 340 euro.

Disa orë më vonë shqiptarët u kapën dhe tashmë duhet të përballen me drejtësinë greke.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat