Vizita e kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Kolë Berisha, në Washington DC

Diaspora

Vizita e kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Kolë Berisha, në Washington DC

Nga: Beqir SINA – New York Më: 29 gusht 2021 Në ora: 17:56
Arkiv

DiKarlo: "Të punohet më shumë në Kosovë, që "Statusin ta fitoni dhe jo qe ai t'u afrohet në një "pjatë të artë"". E ardhmja e Kosovës, varet nga puna e juaj nga përkushtimi i juaj i presidencës, institucioneve dhe i mbarë popullit të Kosovës

WASHINGTON DC: Ne vijim te vizites se tij ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kryetari i parlamentit te Kosoves, zoti Kole Berisha, pati nje axhende shume te ngjeshur takimesh. Ne megjesin e sotem, ashtu siç qe paraljmeruar nga gazeta jone, ai u prite nga zonja Laurie Bounda, shefe e pare e zyres se ish sekretares se shettit zonjes Medeline Ollbrait, ne kryeqytetin amerikan Washinton D.C.

Kolë Berisha Zoti Berisha, percolli pershendetjet me te ngrohta ne emer te tij por edhe te popullit te Kosoves, per ish sekretaren e shtetit, zonjen Ollbrait, e cila ne vitin 1999- tregoje vendosmeri te rrall , per te sulmuar forcat ushtarake e policore serbe, ne Kosove e Serbi. Dhe per lirine e Kosoves, se martirizuar.

Ajo mbetet pergjithmon ne historine e Kosoves mikja me e madhe e saj personaliteti historik qe beri qe te nderroje historia e nje vendi e nje populli te diskreminuar dhe mbi te cilin aq vrazhde u plasua dhuna sistematike, vrasjet e deportimet masive. Prandaj ajo edhe u shenderrua ne nje nga personalitetet me relevante te kohes me Presidentin Klinton, gjeneralin Klark, e me personalitet me te dashuara dhe me te paharruara nga populli liridashes i Kosoves.

Ne zyren e ish sekretares se shetit Ollbrait, e cila, per arsye personale ndodhej ne nje evenimet tjeter jashte SHBA-es, ku po promovonte nje liber te sajin, u realizua nje takim i shkurter edhe me zotin Xhim OlBrain ish keshilltar i presidentit Klinton dhe zonjes Ollbrait per çeshtjet e sigurise dhe mbrojtjes kombetare.

Berisha ne Keshillin e Larte te Sigurise Kombetare

Ne mesdite kryeparlamentari Berisha eshte pritur edhe ne Keshillin e Larte te Sigurise Kombetare, nga zoterinjet Betran Braun drejtor per europen juglindore. Ne kete takim u diskutuan aspektet e zhvillimeve aktuale ne Kosove, me theks te veqante aktivitetet qe kane te bejne me definim e statusit te Kosoves.

Zoti Berisha e njoftoi nikoqirin amerikan, me punen e ekipit negociator, dhe te grupit politik. Me takimet e Vjenes si dhe me punen e Paralamentit te Kosoves. Zoti Bertran Braun, shfaqi shenja kenaqesie nga kjo vizite dhe prezantimi qe i beri ai çeshtjes se Kosoves. Ai theksoje se :" SHBA-es, do te mbesin edhe me teje nje faktor shume aktiv ne Kosove e rajon e me gjere." Statuti politik i Kosoves, do te arrihet dhe do te shqyrtohet se shpejti. Por ajo qe kerkohet nga kosovaret eshte te ndertojne nje vend ku respektohen rendi e ligji, siguria dhe stabiliteti . Eshte me shume rendesi per pershpejtimin e proceseve dhe definimit te statusit te shihet sesi Kosova do te trajtoje komunitetet pakice. Me kete raste ai potensoje si te rendesishme:

1 - Sigurine e komuniteteve dhe levizjen e lire te qytetareve. ZeroTolerance ndaj çfardolloje vandalizmi e dhune apo delikuente te te rinjeve qe gjuajne me gure e sende te tjera atobuset, dhe mjete e tjera qe transportojne serbet, ose qe sulmojne edhe objektet e kultit.Qeverria domosdoshmerisht duhet t'i ndale keto veprime, dhe sa me shpejt dhe aq me dobishem.

2 - Mbrojtja dhe kthimi i pasurise se tundeshme dhe te patundeshme atyre serbeve qe u eshte marre pas zhvendosjes se tyre nga Kosova, do te jete sinjal pozitive azhurimi i organeve kompetente ne kete drejtim.

3 - Decentralizimi si mundesi e qeverisjes se komuniteteve ne ato mese ku ata paraqesin shumice vendore.

Zoti Braun shprehu fjale miradie per punen e ekipit negociator ne bisedimet e Vjenes, per konstriktuvitetin dhe kooperativitetin e tij me zotin Marti Atisari, dhe urje vazhdimine punes ne kete sfere.

Zoti Berisha ka falemnderuar per pritjen dhe per perkrahjen e kontributin amerikan per Kosoven. Jame shume i lumtur sot qe ndodhem ne mesin tuaj . Kosova, siç e dini ka nje lidhje e miqesi te kahereshme me SHBA-es. Ajo SHBA-es, i sheh si mikun me te mire. Shekullin e kaluar ishte presidenti Uillson ai qe beri nje akt te madh per te mbeshtetur pranimin e shtetit shqiptare. Ndersa ne kete shekull miqesia vazhdon dhe dhe kontributi i SHBA-es, ne Kosove, eshte i padiskutueshem.

Tryeza e rrumbullaket e shoqerua me pyetjet qe kishin te benin me punen e palamentit , nese ka nje pajtushmeri rreth decentralizmit dhe a ka gadoshmeri qe te realizohet implementimi i manaxhimit te çeshtjetve te brendeshme te decentralizimit. Ata thane se jemi te brengusor per institucionet e Kosoves, pas definimit te statusit. Kjo e pare ne kontekstin e poetncialve dhe resuresve ekonomike e politike e çeshtjeve sociale qe ka Kosova. Cila eshte brenga me me prioritet ishte nje pyetje, e cila bente fjale se cila do te prioritetet pas statusit.

Pergjigjet ishin: "Kosova ka resuerse te medha ekonomike, sociale e politike, zhvillimore e humane. Por natyrishte qe statusi i saj final do te mundesoje edhe me shume aktivizimine ketyre resurseve. Me te gjitha mundesit, mangesit dhe qasjet e saja. Me mdinhem e angazhmine asociacione te ndryshme nderkombetare, FMN - BB, FPZH. Dy pyetje ishin lidhur me zhvillimet me te fundit ne gjirin e partise me te madhe dhe ne pushtet ne Kosove - LDK-es. Njera pyeste se kur do te mbahen zgjedhjet e reja ne parti dhe a ka gadishmeri te perkrahet kryeminstri Çeku ne nderrimet eventuale qe ndodhen. Kryeparlamentarit i Kosoves, zoti Kole Berisha me zonjen Rosmari DiKarlo ndihmes sekretare e shtetit.

Nderkohe, per se i perket axhendes se dites se sotme se kryeparlamentarit te Kosoves, zotit Kole Berisha, eshte kryer edhe nje takim me zonjen Rosmari DiKarlo ndihmes sekretare e shtetit. Ne kete takim ajo eshte shprehur e kenaqur me zhvillimet pozotive ne Kosove perfshire ketu edhe punen e mire te parlamentit. Si dhe ka pershendetur kthimin e angazhmin e gjertanishem te serbeve ne institucionet e Kosoves.

DiKarlo, tha se: "Po e inukrajome edhe Beogradin qe te mos pengoje kthimin e serbeve neper institucione . Te gjithe mendojne se Kosova po bene hapa perpara. Duhet te ndihmohet dhe drejtimi i mire i serbeve, aksionet qe i ka nderrmare kohet e fundit perfaqesia e institucioneve ne Kosove, si presidenti i Kosoves, dhe kryeministri duke vizituar komunitet e vendosura dhe duke inkurajuar kthimin e tyre, jane te nje rendesie te madhe. Ne tha ajo na interson qe te realizohet e te permisohet permbushja e standarteve. Po ashtu eshte shume e rendesishme te shohim zhvillimin pozitiv ne fushen e realizimit te funksionimit te ligjit. Perterirjen e ndertimeve te objekteve te kultit qe jane teper te rendesishme per muajt e ardheshem.

Permbushja e standarteve eshte nje kusht qe metet me perparssi. per Kosoven per t'u integruar ne Bashkesine Euriopiane(BE) ne te gjitha strukturat Veri Atlantike. Per sa u perket negociatave mendoj tha DiKarlo se: "Me te gjitha ofertat qe jane dhene deri tash, duhet te vazhdojne me feksibilitet te mundeshem per zgjidhje te mundeshme. Duhet te bindet Beogradi, per rendesine e dencentarlizmit, dhe qe diskutimet duhet te vazhdojne edhe me shume per zgjidhje te problemeve. Gjtihçka kerkohet te jete sa me e plote , sa me serioze sa me joshese dhe qe te lehtesojne procesin politik deri ne definimin e statutit politik te Kosoves. Te punohet me shume ne Kosove qe "Statusin t'a fitoni dhe jo qe ai t'u afrohet ne nje "pijate te arte"

E ardhmja e Kosoves varet nga puna e juaj nga perkushtimi i juaj i persidences, institucioneve dhe i mbare popullit te Kosoves. Ne do te jemi ne Kosove , edhe pas statusit te saj, KFOR-i do te jete gjithashtu si froce qe do te garantoje sigurine ne Kosove, do te kete edhe prani civile nderkombetare. Ndersa prezenca e NATO-s eshhte biseduar edhe me zotin Petersen. UNMIK-u duhet t'ia kaloje sa me shume kompetenca pushtetit vendor ne menyre qe Kosova te mare drejperdrejte udheheqjen ne te gjitha fushat e jetes. Zonja DiKarlo ka theksuar se kemi qene te kenaqur me punen e ekipit negociator, dhe sugjerojme qe procesi te vazhdoje. Kryesorja eshte qe populli te pranoje dhe te implementoje qe vendimet e marra nga perfaqesuesit e saj sepse kjo do te jete ne interes te vete Kosoves. Ajo, çmoje dhe vlersoje lart bashkepumin dhe lidhjen e ngushte qe ka Kosova me SHBA-es" Kole Berisha me Charls English, drejtor i zyres se ketij departamenti per Europen Qendrore.

Pase keti takimi eshte realizuar edhe nje takim ne formen e tryezes se rrumbullaket ne Departamentin Amerikan te Shtetit. Ne kete tryeze kane marre pjese me shume se dhjete zyrtare te larte amerikane. Tyreza u drejtua nga zoti Charl English, drejtor i zyres se ketij departamenti per Europen Qendrore. Ne fillim zyrtaret amerikane kane qene te interesuar te degjojne fjalen e kryeparlamentarit te Kosoves zotit Kole Berisha. Ne fillim te fjales se tij kryeparlamentari Berisha ka njohur te pranishmit me zhvillimet me aktuale ne Kosove.

Eshte lavderuar me pase per ndryshimet pozitive ne punen e parlamentit dhe eshte thene qe te rritet bashkepunimi nepermjet dy institucione Pergjigjeja e Berishes, ishte se zgjedhjet ne LDK, do te mbahen e per kete arsye po punohet e po behen pergatitje per keto zgjedhje. Ndersa per sa i perket pikes se dyte, pergjigjeja eshte ne rastin e emerimit te zotit Çeku kryeminster eshte bere edhe nje marreveshje mirekuptimi mes te tij dhe LDK-es, dhe AAK-es. Sipas te ciles, zoti Çeku ka mundesi ne çdo kohe qe te sjelle nderrimet e duhura ne kabinetin e tij. Natyrishte duke njoftuar per kete me pare subjektet perkatese. A eshte Kosova e gasteshme te parnoje kthimin pa kushte te serbeve. Pergjigjeja e kesaj pyetje eshte dhene tash e sa here. Kosova po ben çmos te pranoje kthimin e serbeve.

Takim i ngrohtë me komunitetin shqiptar në Detroit

Berisha: LDK-ja përherë ka qenë dhe do të jetë me popullin e Kosovës, dhe kurrë nuk heqë dorë nga pavarësia e plotë e Kosovës

DETRIOT - MICHINGAN: Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, në një takim para rreth 250, bashkëatdhetarëve nga të gjitha trojet emigruar në SHBA-së, në periudha dhe situata të ndryshme, kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëhereshit ushtruesi i detyrës së nënkryetarit të parë LDK-së, zoti Kolë Berisha, tha ndër të tjera se LDK-ja, përherë ka qenë dhe do të jetë me popullin e Kosovës, dhe kurrë nuk heqë dorë nga pavarësia e plotë e Kosovës. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, Dedaj, Haliti dhe Manaj, gjatë vizitës zyrtare disaditëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të premten qëndroi në Detroit të Miçigenit.

Në takimin që u mbajt me komunitetin e këtushëm shqiptar, në të cilin morën pjesë afër 250 veta, kryeparlamentari Berisha i informoi të pranishmit për qëllimin e vizitës së tij në SHBA dhe për takimet zyrtare që pati në Nju-Jork e në Uashington. Në takim morën pjesë edhe arqipeshkvi i Tivarit, aktualisht administrator i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Zef Gashi, pastaj don Anton Kqira, famullitar i kishës "Shën Pali" të Detroitit, imami Shuib Gërguri nga Qendra Islame e Detroitit dhe don Lush Gjergji.

Pasi tha se në këtë tubim do të flasë si kryetar i Kuvendit të Kosovës, si anëtar i Grupit Negociator të Kosovës dhe si nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryeparlamentari Berisha i informoi të pranishmit për situatën aktuale nëpër të cilën po kalon Kosova gjatë kësaj faze të negociatave për zgjidhjen e statusit final, u foli atyre për punën e Kuvendit të Kosovës dhe për intencën që Kosova të bëhet me ligje sepse ka shumë nevojë për to, por foli edhe për lëvizjet që po ndodhin në Lidhjen Demokratike të Kosovës që nga vdekja e liderit shpirtëror të kësaj partie, Dr. Ibrahim Rugova, e deri më sot.

Bashkëkombasit tanë në Detroit të Miçigenit i pritën shumë mirë shpjegimet që dha kryeparlamentari Berisha rreth situatës së përgjithshme në Kosovë dhe thanë se kanë nevojë për vizita më të shpeshta te ta të bartësve kryesorë të pushtetit në Kosovë. Kryeparlamentari Berisha i falënderoi ata për ndihmat që kanë dhënë e që po japin për Kosovën dhe u tha atyre se pa ta, por edhe pa vëllezërit e motrat e shpërndarë edhe nëpër shtete të Evropës, liria në Kosovë do të vinte shumë më vonë dhe do të kushtonte shumë më shtrenjtë.

Takimi ishte i organizuar në atë mënyrë që pas fjalimit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të pranishmit në takim të shtrojnë pyetje dhe në to të përgjigjej kryeparlamentari me stafin e tij.

Bashkëkombësit dhe bashkatdhetarët shtruan pyetje nga më të ndryshmet: a janë Amerika dhe Evropa në të njëjtat gjatësi valore sa i përket Kosovës, cili do të jetë fati i negociatave për statusin e Kosovës, cili do të jetë fati i Mitrovicës për të cilën propozohet ndarje në dy komuna, a ka lënë pasoja për zhvillimet aktuale në Kosovë zëvendësimi i Dacit me kryeparlamentarin Berisha dhe shkarkimi i Bajram Kosumit e ardhja e Agim Çekut për kryeministër të Kosovës, a ka krizë në LDK dhe kur do të zgjedhet kryetari i partisë më të madhe politike në Kosovë, deri kur do të kërkohet plotësimi i standardeve nga shqiptarët e Kosovës, cili do të jetë fati i Malit të Zi pas referendumit, sa janë reale kritikat që vijnë nga opozita për korrupsion në Qeverinë e Kosovës, a do të bëhet TMK-ja ushtri e Kosovës, çka mund të bëjnë shqiptarët e Amerikës për Kosovën sot e nesër, si vlerësohet në Kosovë kontributi i Shqipërisë në zgjidhjen e statusit të Kosovës, cila do të jetë Kosova pesë vjet pas zgjidhjes së statusit, e të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat