Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Bolzanos në Itali pasi akuzohet, ka torturuar të shoqen në shtëpinë e tyre.
Sipas mediave italiane, dhuna ndaj gruas ka ndodhur për arsye xhelozie.
Ndërkohë siç raportojnë mediat, 10 ditë më parë, shqiptari ishte lidhur në një karrige dhe e kishte torturuar për dy orë me një thikë në dorë të cilën ia ka drejtuar disa herë në gjoks.
Ai nuk e ka qëlluar me thikë, por megjitahtë në trupin e saj kishte lënë shenja.
Pasi gjendja e saj u përkeqësua, shqiptari e ka dërguar gruan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ajo u tha mjekëve se ishte dëmtuar pasi kishte rënë nga biçikleta, por që policia nuk e ka besuar versionin e gruas, duke bërë kështu që të nisin hetimet.
Më pas gruaja e dhunuar i ka rrëfyer grupit hetimor se ishte keqtrajtuar nga i shoqi.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij. Megjithatë ai ka mohuar gjithçka, duke deklaruar se ajo ka shpikur çdo gjë nën efektin e lëndëve narkotike.