Kapet në kufirin greko-maqedonas një shqiptar me 32 kg marijuanë.
Shqiptari 38-vjeç është kapur në Polikastro, Kilkis. Ai ishte furnizuar me drogë në kufi dhe po tentonte të futej në brendësi të tokës greke.
Në furgonin që drejtonte u gjetën dhe sekuestruan 2 çanta me 30 pako qe përmbanin 32 kg 860 gram marijuanë.
Gjithashtu nga policia iu sekuestruan 700 euro dhe 2 celularë.