Lea Rusha i cili prej 15 vitesh ndodhej pas hekurave për grabitjen më të madhe në historinë e Britanisë së Madhe është liruar nga burgu duke paguar lirimin me kusht. Kur një grup burrash sulmuan Securitas dhe u larguan me 53 milion £ ata bënë historinë për grabitjen më të madhe ndonjëherë në Britani.
Kjo grabitje është cilësuar si e dyta më e madhja në të gjithë botën. Në vitin 2006 Colin Dixon menaxheri i bankës u rrëmbye teksa po ngiste një automjet Nissan.
Në grabitje u përfshi edhe Jetmir Buçpapa, një shqiptar nga Tropoja i cili kishte miqësi me Lea Rushan.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/22/auto_0_Jetmir-Bucpapa-was-living-in-Tonbridge-and-working-as-a-doorman-who-sold-drugs-on-the-side1632344760.jpg)
Puna e tij ishte të organizonte gjetjen e shtëpisë së menaxherit të bankës.
Bucpapa, djali i një inxhinieri dhe një mësuese, kishte shkuar në Britaninë e Madhe 9 vite para grabitjes, për një jetë më të mirë dhe ishte martuar me një grua angleze të cilën e kishte njohur në palestër. Ai punonte ndërkohë që fitonte para duke shitur kanabis.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/22/auto_0_Emir-Hysenaj-was-an-insider-who-worked-at-the-Securitas-depot1632344760.jpg)
Buçpapaj ishte njohur me Ermir Hysenajn, bashkëpunëtor në grabitje, në një kafe. Hysenaj ishte i brendshëm në sistemin e bankës dhe i jepte informacione bandës së tij duke filmuar pjesën e brendshme të depos duke përdorur një kamerë të vogël në brezin e tij.
Ai kishte shkuar në Britaninë e Madhe në rrugë ilegale që prej vitit 1999 dhe ishte kthyer mbrapsht 5 vite më vonë pas refuzimit të azilit. Por nuk hoqi dorë këtu. Hysenaj u kthye sërish dhe u martua me një angleze.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/September/22/auto_0_The-Securitas-depot-robbery-is-the-biggest-in-British-history1632344764.jpg)