Gjatë pasdites së së shtunës, Karabinierët arrestuan një burrë me origjinë shqiptare, që banonte në periferi të Chiari, i akuzuar për shitjen dhe posedimin e paligjshëm të drogës, armës dhe municioneve.
Karabinierët vunë re lëvizjet e dyshimta të shqiptarit.
Patrulla vendosi që ta ndalojë për kontroll ku i gjetën 100 gram kokainë.
Ndërkohë pas kontrollit në banesë shqiptarit ju gjetën një sasi prej 7 kg kokainë.