Lobi Euro-Atlantik Shqiptar, është duke përcjellur me shqetësim të thellë zhvillimet në veri të Kosovës, përfshirë provokimet e vazhdueshme që është duke i bërë Serbia përmes ndërsymjes së strukturave ilegale, dërgimit të kriminelëve nga rajoni dhe Rusia dhe kërcënimeve që po i bëhën Policisë së Kosovës gjatë kryerjes së detyrave të tyre.
Gjendja e krijuar kërkon unitet të plotë të faktorit politik shqiptar në Kosovë, Shqipëri, shtetet e rajonit dhe mërgatë. Nuk duhet të mungoj në ansjë rrethanë mbështetja e mërgatës për Kryeministrn Kurti i cili me të drejtë është duke e zbatuar reciprocitetin ndaj Serbisë.
Ftojmë Qeverinë e Kosovës që të jetë e vendosur dhe ta zbatoj reciprocitein ndaj Serbisë edhe në gjitha raportet tjera, përfshirë çështjet politike, ekonomike dhe tregtrare.
Ftojmë BE-në dhe faktorin ndërkombëtarë që gishtin ta drejtoj vetëm nga Serbia e cila është shkaktare e gjitha të kqijave që i kanë ndodhur Kosovës dhe rajonit në tre dekadat e fundit dhe e cila nuk po shfaqë në asnjë moment shenja pajtimi por vetëm deklarata dhe veprime luftënxitësë.