Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin fqinj.
Një emigrante shqiptare ka humbur jetën në Itali, si pasojë e një aksidenti me biçikletë. Një 46-vjeçar e ka përplasur me makinën tip "Citroen C3" 51-vjeçaren.
Bëhet fjalë për Abana Bega, 51 vjeç. Albana Bega ishte përdoruese e rregullt e biçikletës.
Ajo nuk arriti t’i mbijetonte dot plagëve të marra, pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital nga një ambulancë. Albana la pas burrin e saj Luanin dhe të birin.
51-vjeçarja jetonte së bashku me burrin dhe djalin e saj në Porto Potenza prej 20 vitesh dhe kishin ndërtuar jetën aty.
Tragjedi brenda tragjedisë e cilësojnë mediet italiane vdekjen e shqiptares, pasi para 10 ditësh kishte vdekur babai i 51-vjeçares.