Mediat e huaja kanë zbardhur emrat e tre shqiptarëve që dyshohet se kanë vrarë Roberto Mottura, arkitektin 49-vjeçar natën e 9 qershorit 2021 gjatë një grabitje në shtëpinë e tij në Piossasco.
Emirjon Marjini, Mergim Lazri, 24 vjeç dhe Flaogert Syla, 26 vjeç janë shqiptarët që vranë italianin në banesën e tij.
Marjini i cili besohet se ishte kreu i grupit, kishte një dekret dëbimi vite më parë, ishte i pari që tradhtoi veten menjëherë pas vrasjes
Ai i tha një të njohuri se duhej të ndryshonte urgjentisht celularin pasi ishte futur në telashe. Duke marrë shkas nga kjo, hetuesit përgjuan bisedat e tij për të arritur tek bashkëpunëtorët e tij të dyshuar.