Katër persona nga Kosova janë arrestuar nga policia në Austri.
Ata dyshohet se që nga muaj gusht i kanë kryer disa vjedhje në zyrat e një rrjeti supermarketesh, në Austrinë e Epërme dhe në qytetin e Salzburgut.
Siç raporton gazeta austriake nachrichten.at, mënyra se si janë futur ata në zyrat e këtyre supermarketeve tregon për një përgatitje profesionale.
Ata nuk kanë thyer as dyer dhe dritare, por hyrjen brenda këtyre zyrave e kanë bërë përmes mureve.
Cak kryesor i tyre ishin kasafortat me para.
Katër kosovarët janë arrestuar më 27 shtator në Seekirche në Salzburg derisa po kryenin një vjedhje tjetër.
Të arrestuarit janë dy 34 vjeçarë dhe dy 35 vjeçarë.
Njëri nga ta ishte i kërkuar me urdhër arresti evropian.
Një tjetër i arrestuar i është ndaluar të qëndroje në Austri shkaku i vjedhjeve të kryera më parë.
Siç shkruan nachrichten.at i njëjti i cili kishte urdhër arresti, kishte kryer një numër vjedhjesh nëpër shtëpi të ndryshme në Austrinë e Epërme në vitin 2015 dhe deri më tash nuk kishte arritur të bie në në pranga të policisë.
Një i dyshuari tjetër i arrestuar ishte ilegalisht, pa leje qëndrimi në Austri.
Të arrestuarit u dërguan në burgun e Welsit me 28 shtator 2021.
Dëmi i shkaktuar nga vjedhjet deri më sot është i konsiderueshëm dhe arrin shumën pesëshifrore.