Flet dëshmitari për vrasjen e shqiptarit në Athinë: Pashë autorin...

Diaspora

Flet dëshmitari për vrasjen e shqiptarit në Athinë: Pashë autorin...

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 11:16
Shqiptari

Detaje të reja janë mësuar rreth atentatit me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Athinë ku mbeti i vrarë një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.

Sipas Protothema, shqiptari ka marrë katër plumba në kokë dhe bark dhe ndërroi jetë në vend.

Një dëshmitar okular ka treguar se autori i sulmit kishte veshur një xhaketë gri pas krimit kishte ikur me një makinë ngjyrë gri. Po ashtu dëshmitari tregon se autori mbante veshur dhe një maskë anti-Covid.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe rrethoi zonën, por autori ende nuk është arritur të zbulohet se kush është.

Ndërkohë hetuesit kanë grumbulluar prova nga vendi i ngjarjes, të cilat mund të çojnë në zbulimin e së vërtetës.

Atentati ndodhi në një kafene pranë sheshit Attiki. Ndërkohë mediat greke kanë raportuar më herët se shqiptari ka pasur probleme me drejtësinë pasi kishte precedent të mëparshëm penal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat