Në makinën tip “Fiat Panda” me 48 vjeçarin shqiptar në Toriono të cilit iu bë atentat ditën e sotme, ishte dhe vëllai i tij.
Për hetuesit siç raportojnë mediet italiane vëllai i shqiptarit të plagosur është dëshmitari kryesor që pa me sy gjithçka ndodhi. Ai është marrë në pyetje për të zbardhur detaje të tjera të vrasjes së mbetur në tentativë.
48-vjeçari shqiptar u qëllua me armë zjarri ndërsa ishte brenda në makinë në rrugën “Saorgio” në cep të “Corso Venezia”, rreth orës 11:30 të paradites. Autori ka qëlluar 3 herë ndërsa shqiptari është në gjendje të rëndë për jetën në spitalin Molinette nga Kryqi i Gjelbër i Villastellone.
Autori u largua menjëherë në këmbë drejt Corso Grosseto. Së pari autori dhe shënjestra raportohet se janë parë të grindeshin. Hetimet janë në vazhdim nga policia.