Një shtetas i Kosovës i cili jeton në Mulhouse (Francë) është dërguar në paraburgim të martën.
36 vjeçari po akuzohet për tentim rrëmbimi dhe sulm ndaj të miturve.
Siç raportojnë mediat franceze, shtetasi i Kosovës ka sulmuar disa vajza në një kolegj në Mulhouse, transmeton "Bota sot".
Ai është paditur të shtunën e kaluar. Sipas mediave franceze, i dyshuari i ka sulmuar viktimat posa kanë dalë nga kolegji në rrugën Aristide Briand.
Ndërkaq, në Policinë e Mulhouse kanë ardhur informacione të reja se i dyshuari edhe në muajin qershor kishte bërë një vepër të tillë.
Sipas këtyre informacioneve, i dyshuari kërkonte ndihmë nga vajzat e reja për t`i ndihmuar në telefonin e tij, por ai u transmetonte video pornografike.
Viktima të tjera u raportuan në Colmar, Lutterbach dhe Bollwiller, transmeton "Bota sot".
Ndryshe, arrestimi i 36 vjeçarit nga Kosova, u bë i mundshëm falë hetueseve francezë të cilët hartuan një portret të tij.
Ndërsa, hetimet ndaj shtetasit të Kosovës po vazhdojnë.