Javët e Kulturës Shqiptare në Austri

Diaspora

Javët e Kulturës Shqiptare në Austri

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 20:37
Ilustrim

Me javë të tëra e gjithë vëmendja e komunitetit shqiptar në Austri do të fokusohet në kulturën dhe artin e popullit tonë. “Javët e Kulturës Shqiptare në Austri” për pak ditë do të fillojnë rrugëtimin  disa mujor me aktivitete të llojllojshme. Ato vazhdojnë të mbeten vula e ngjarjeve më të rëndësishme kulturore, artistike dhe sportive e komunitetit shqiptarë në Austri.

Me moton e përhershme “Bukë, kripë e zemër”, “Javët e Kulturës”, vijnë para publikut shqiptar, austriak dhe miqve tjerë ndërkombëtarë për të treguar traditën, bujarinë, mikpritjen dhe zemërgjerësinë e shqiptarëve.

Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të tetin vit radhazi duke bërë që tradita e popullit tonë të vazhdojë vit pas viti.Edhe këtë vit “Javët e Kulturës” zyrtarisht do të hapën me 26 tetor në Vjenë, pikërisht në ditën e Festës Kombëtare të Austrisë.

Me një program të pasur dhe si asnjëherë tjetër më parë, “Javët e Kulturës” do të përmbajnë 14 aktivitete të larmishme. 

Image

Gjatë“Javëve tëKulturës Shqiptare në Austri” do të zhvillohen ekspozita, aktivitete kulturore, orë letrare, bashkëbiseda të ndryshme, programe muzikore me grupe dhe valle tradicionale, shfaqje teatrale dhe kinematografikë si dhe turne shahu e futbolli.

Përveç aktiviteteve tjera, Këshilli Koordinues në fokus do të këtë tri data kryesore ku i ka ndarë në katër aktivitete. Për nder të shtetit mik  dhe Ditës së Pavarësisë së Austrisë, do të hapet fillimisht me 26 tetor një ekspozitë e përbashkët e artistëve shqiptarë dheaustriakë “KünstlerbauenBrücken”(Artistët ndërtojnë urat).

Për festën e 28 Nëntorit, do të këndojë para publikut shqiptar dhe austriak, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare e muzikës Jazz,ElinaDuni, e cila bashkë me grupin e saj pritet të sjellë një natë të paharruar për komunitetin shqiptar dhe miqtë tanë ndërkombëtarë. Koncerti do të mbahet me 29 nëntor. Karriera e bujshme e këngëtaresElinaDuni ka zgjuar interesimin e menjëhershëm të komunitetit tonë.

Përpos aktiviteteve të tjera që do të organizohen nga shoqata të ndryshme shqiptare, Këshilli Koordinues do të sjell edhe shfaqjen teatrale “KarlMayer”. Publiku shqiptar dhe i huaj në Austri do të kenë mundësinë të shohin një shfaqje të mrekullueshme teatrale me emrat më të njohur të aktorëve nga Kosova. Shfaqja do të jepet në Vjenë, me datën 20 nëntor.

Ndërkohë aktivitetet e “Javëve të Kulturës Shqiptare” do të vazhdojnëpërgjatë 4 muajve të ardhshëm, për t’u përmbyllur me 17 Shkurt, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. ku pritet të shfaqen filmat më të mirë tëkinematografisë shqiptare, duke përfshi edhe filmin “Zgjoi”.

Javët e Kulturës Shqiptare në Austri” edhe këtë vit janë përkrahur, kryesisht nga institucionet austriake dhe Ambasadat tona shqiptare në Austri. Poashtu gatishmëri për të mbështetur këto aktivitete kanë premtuar edhe disa kompani shqiptare në Austri.

Vlen të theksohet se hyrja lejohet vetëm për personat që janë të vaksinuar, të shëruar apo të testuar negativisht me PCR nga virusi Covid -19.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat