Një 30-vjeçar shqiptar që punon si berber ka rënë në prangat e policisë në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se policët gjatë një kontrolli në biznesin e tij, kanë sekuestruar disa qese me kokainë, të cilat peshonin rreth 5 gram.
Por arrestimi është kundërshtuar nga avokati mbrojtës, i cili në gjykatë ka thënë se shqiptari, kokainën e ka për konsum personal.
Duke folur në gjykatë avokati mësohet të ketë thënë se klienti i tij ka një aktivitet të mirë ekonomik si berber dhe nuk është trafikant droge.
Këto argumente janë pranuar nga gjykata, e cila ka urdhëruar lirimin e shqiptarit. Po ashtu këtij të fundit iu kthyen dhe 280 Eurot që iu gjetën në momentin e arrestimit.