Një aksident i rëndë është shënuar dje në Itali, ku ka humbur jetën një shqiptar.
Sipas mediave të huaja 60- vjeçari humbi jetën, pasi humbi kontrollin e automjetit të cilin po drejtonte dhe më pas u përplas me anësore e rrugës duke u përmbysur në asfalt.
Hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethana e ngjarjes tashmë kanë nisur
60-vjeçari me origjinë shqiptare jetonte prej shumë vitesh në Gioia del Colle.