19 vjeçari shqiptar vdes në aksident në Itali, ishte në makinë me shokët

Diaspora

19 vjeçari shqiptar vdes në aksident në Itali, ishte në makinë me shokët

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 10:13
Ilustrim

Një 19-vjeçar shqiptar banues në Arzignano nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve të marra në një aksident me makinë.

I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u aksidentua të dielën teksa udhëtonte me shokët në një makinë tip Lancia.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 10:00 teksa makina me 5 shokë po shkonte drejt Venezia-s. Dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë në këtë mënyrë nga rruga dhe më pas është përplasur me një barrierë betoni. Sipas asaj që shkruajnë mediat, përplasja nuk ka qenë shumë e fortë, por gjithsesi i ka shkaktuar dëme të rënda 19-vjeçarit shqiptar.

Këtë të hënën, zemra e 19-vjeçarit pushoi së rrahuri. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbuluar dinamikën e ngjarjes. Policia u lajmërua për aksidentin nga një motorist, i cili e ka pasë me sytë e tij përplasjen.

Në makinë në momentin e ngjarjes ndodheshin 5 persona, të gjithë shokë me njëri-tjetrin. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë përgjumja e shoferit gjatë drejtimit të mjetit. Megjithatë detaje të tjera dhe të sakta pritet që të dalin në ditët në vijim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat