Valon dhe Visar Avdyli, dy vëllezër shqiptarë nga Kosova janë shpallur në kërkim nga policia norvegjeze për një vrasje të ndodhur në Mortensrud më 7 tetor.
Policia e Oslos ka publikuar fotot e dy vëllezërve shqiptarë të cilët janë kapur nga kamerat e sigurisë në Gardermoen pak para se të fluturonin për në Prishtinë të shtunën më 9 tetor.
Vëllezërit akuzohen për vrasjen në bashkëpunim në vrasjen e 20-vjeçarit Hamse Hashi Adan i cili u qëllua jashtë shkollës në Lofsrud.
Ata i kanë thënë avokatit të tyre Svein Holden se nuk kanë lidhje me këtë ngjarje. Në vitin 2016, vëllezërit Avdyli u bënë të parët në Norvegji që u dënuan sipas klauzolës së re kundër terrorizmit.
Valon Avdyli u dënua për pjesëmarrje në organizatën terroriste IS, ndërsa Visar Avdyli u dënua për përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për IS-in përmes vëllait të tretë, Egzon Avdylit.