Një shqiptar 32-vjeç ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti në Itali.
I riu jetonte në Lonato dhe në momentin që u aksidentua ishte duke u kthyer në shtëpi me makinën tip “Audi” kur u përplas me një kamion.
Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar i shqiptarit, që më pas është gjendur përballë kamionit duke mos pasur mundësi reagimi për të shmangur fatalitetin.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/28/auto_-640-0-52646f7f25d975028c55befb1213950b1635424745.jpeg)
Mediat italiane kanë nxjerrë edhe foton e shqiptarit që ndërroi jetë në aksident.
Ai jetonte prej shumë vitesh me familjen në Itali.