Tre shqiptarë janë arrestuar në aeroportin e Manises në Spanjë, teksa po tentonin të iknin drejt Londrës me pasaporta të falsifikuara.
Pas kontrolleve të ushtruara nga agjentët e postës kufitare, rezultoi se shtetasit shqiptarë, mbanin pasaporta italiane, polake dhe kroate, të cilat i dorëzuan pranë autoriteteve.
‘20 minutos’ shkruan se një prej shqiptarëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ishte me precedent penal.
Mësohet se ai ishte ndaluar nga policia një muaj më parë, për të njëjtën vepër penale.