Shkatërrohet banda italiano-shqiptare/ 12 të arrestuar dhe 60 kg kokainë e heroinë të sekuestruara

Diaspora

Shkatërrohet banda italiano-shqiptare/ 12 të arrestuar dhe 60 kg kokainë e heroinë të sekuestruara

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Dymbëdhjetë persona të arrestuar, mes tyre 7 shqiptarë dhe 32 të tjerë nën hetim është ky bilanci i operacionit antidrogë të Karabinierëve të komandës provinciale të Kietit dhe ku përfshiheshin Chieti, Pescara, Milano, Montesilvano, Città S. Angelo, San Benedetto del Tronto, Gabicce dhe Rimini.

Një hetim delikat, i cili filloi në vitin 2019, ka bërë të mundur rindërtimin e të gjithë zinxhirit të trafikut të drogës me degëzime në Belgjikë, Holandë Gjermani dhe Shqipëri.

Kanë rënë në pranga:

Gianluca Baldassarre, 49 vjeç, banues në Chieti, Gjysho Bana, 38 vjeç, banues shqiptar në Montesilvano, Manuel Catapano, 36 vjeç, banues në Montesilvano, Andreas D’Onofrio 25 vjeç, banues në Città S. Angelo, Andreas D’Onofri Përfundoi në burg 31 vjeç banues në Città S. Angelo, shqiptar Emiljan Guri 31 vjeç, banues në San Benedetto del Tronto, Luca Nesci, 31 vjeç, banues në Spoltore, Bujar Perlica, 49 vjeç, banues shqiptar në Montesilvano, Edmond Roci. , 45 vjeç shqiptar banues në Montesilvano, Aquilino Spinelli, 32 vjeç banues në Città S Angelo, Brikeli Ziu, 35 vjeç shqiptar banues në Gabicce Mare, Miklovan Ziu, 42 vjeç shqiptar banues në Montesilvano, Armand Veliu, 34 vjeç.

Fillimisht droga vinte në Shqipëri dhe më pas transportohej drejt Aburzzos, baza e grupit kriminal. Zakonisht droga fshihej në magazina apo depo të improvizuara pranë lumit Alenato dhe më pas transportohej në disa zona të Italisë me kamionë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat