Gjykata angleze jep pas 5 muajsh versionin zyrtar se pse vdiq 22-vjeçari shqiptar

Diaspora

Gjykata angleze jep pas 5 muajsh versionin zyrtar se pse vdiq 22-vjeçari shqiptar

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 15:31
Algert Lleshi

Pesë muaj nga ngjarja tragjike, gjykata në Maidstone në Angli, thotë se shkaku i vdekjes së 22-vjeçarit shqiptar, Algert Lleshi ishte një gropë.

Një dëshmitar okular deklaroi para Gjykatës se i riu u rrotullua papritmas me biçikletën e tij dhe u përmbys. Fatkeqësisht ai ra menjëherë pa ndjenja dhe erdhi në vete vetëm shtatë minuta më vonë në momentin kur dy shoferë dhe një infermiere jashtë detyrës i shkuan në ndihmë.

U thirrën policia dhe paramedikët dhe kur mbërritën ai ishte i vetëdijshëm dhe ishte ulur në rrugë. I riu e mori veten dhe arriti të hynte në autoambulancë, por ankohej vazhdimisht për dhimbje në kokë. Më pas ai humbi sërish ndjenjat dhe u përmend pas dy minutash.

Gjendja e tij u përkeqësua dhe ai u transferua në spitalin King’s College për një operacion urgjent.

Fatkeqësisht, 22-vjeçari nuk u zgjua kurrë dhe u shpall i vdekur më 5 qershor, tre ditë pas aksidentit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat