Një lajm tronditës ka ardhur nga Greqia, ku bëhet me dije se një familje shqiptare thuajse është shuar nga një aksident në Lamia të Greqisë.
Makina e tyre tip “BMw” është përplasur me një tanker karburanti duke u kthyer në një grusht hekurishtesh.
Nga përplasja sipas mediave greke kanë ndërruar jetë në vend, burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre 22 vjeçe.
E gjallë nga rrënojat e makinës është nxjerrë vetëm djali 17 vjeçar.