Tre çmimet e para të bukurisë me arte marciale në Hunagari dorëzohen nga veprimtari i njohur shqiptar Avnija Hafuz

Diaspora

Tre çmimet e para të bukurisë me arte marciale në Hunagari dorëzohen nga veprimtari i njohur shqiptar Avnija Hafuz

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 14:53
Avnija Hafuz

Pas nëntë vjetësh, kryeredaktori i revistës Magyar Budo, Péter Büki dhe drejtori i Aviacionit Tatami dhe i Revistes, rishpallën konkursin e bukurisë së grave që praktikojnë arte marciale me Anikó Péterné, ka deklaruar për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch veprimtari i shquar në Hungari z. Avnija Hafuzi, njëhërit kryetar i Organizatës Ndërkombëtare në Karate IJKA

“Ajo që e konsiderova si një ide shumë të mirë dhe isha i lumtur të mbështesja synimin e tyre, ofrova edhe çmime me para për tre fituesit e parë, të cilat ua dorëzova fituesve në shpalljen solemne të rezultateve më 6 nëntor në qytetin Szigetszentmiklós ne sallë sportive”, ka thënë z.Hafuzi, veprimtar i njohur në Budapest të Hungarisë, që mund ta qauajmë  lirisht ambasador të shqiptareve jashtë trojeve tona!

“Në të njëjtën kohë, dua të shpreh mirënjohjen time për kryeredaktorin dhe bashkëshorten e Magyar Budo për drejtimin e garës, si dhe për mjeshtrin e karatesë László Harsányi, XXV..”

“Për nikoqirin e Lojërave Olimpike Studentore të Karatesë WKF, i cili ofroi një ceremoni çmimesh të denjë për ngjarjen. Unë me të vërtetë shpresoj se kjo nuk ishte gara e fundit si kjo..” ka thënë në fund z.Hafuzi.

Image

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat