Gazetari me prejardhje nga Kosova, Diamant Salihu, i cili jeton e vepron në Suedi është shpërblyer mbrëmë me çmim në kategorinë ‘Zëri i Vitit 2021″.
Salihu aktualisht punon në televizionin publik të Suedisë.
Në kohën kur ai ishte nominuar për këtë çmim pati deklaruar se është i nderuar për nominimin e tij në një ngjarje të madhe çmimesh.
Diamant Salihu ka punuar në gazetën kombëtare suedeze “Expressen” dhe katër vjet në televizionin suedez.
Libri i tij i botuar së fundmi është “Tills alla Dor”.