Një grua me origjinë shqiptare është vrarë ditën e sotme në Austri.
Sipas mediave austriake burri 59-vjeç nga Serbia pas një debati në familje ka qëlluar me thikë për vdekje gruan me origjinë shqiptare 50-vjeçe.
Kanë qenë fqinjët e çiftit që pasi kanë dëgjuar zhurmat dhe ulërimat e gruas.
Ata kanë njoftuar policinë e cila në momentin që ka mbërritur e ka gjetur gruan pajetë, pasi serbi e kishte vrarë me thikën e bukës.