Zyra Federale e Shëndetit Publik jep informacione të përditshme për zhvillimin e epidemisë së koronës në Zvicër, shkruan Blick.ch transmeton “Bota sot”.
E mërkurë, 24 nëntor: BAG raporton 8,585 raste të reja me korona
Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 8 mijë e 585 raste të reja me të infektuar nga CoVID-19 Këto raste janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit.
Numri i testeve të kryera është 56160. BAG raporton gjithashtu për 17 të vdekur nga CoVID-19. Sipas raportit 103 persona të tjerë u shtruan në spital.
Të martën sipas BAG u shënuan 6354 raste të reja me korona, ndërsa të hënën shifra e tyre arriti në 14 mijë e 590 raste.