Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar në Itali, ndërsa 4 miqtë e tij kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë.
Sipas mediave italiane aksidenti i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku mjeti Fiat 500 L humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë, ku si pasojë humbi jetën 20-vjeçari shqiptar.
Policia raporton se në makinë ishin 5 persona, dy vajza dhe tre djem. Ata ishin me origjinë shqiptare, italiane, marokenë dhe kroate.
Në makinë raportohet se përveç viktimës në makinë ishte edhe një shqiptar 18-vjeç. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti tragjik.