Fati i shqiptarit me tetë emra, ja çfarë i bëri britanikëve

Diaspora

Fati i shqiptarit me tetë emra, ja çfarë i bëri britanikëve

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 22:56
Ilustrim

Drejtësia britanike ka vendosur deportimin në atdhe të shqiptarit me tetë identitete, Edlir Ganoshit.

Liria e tij mori fund në prill të këtij viti kur u arrestua në shtëpi me 10,000 £ të cilësuara “të ardhura kriminale”.

Ai ishte edhe përpara arrestimit një personazh i njohur për drejtësinë. 32-vjeçari u burgos në vitin 2018 për përfshirje në prodhimin e kanabisit.

Ganoshi ishte pjesë e një bande që drejtonte dhe kontrollonte disa ferma kanabisi, të cilat së bashku arrinin fitime mbi 2 milionë £ çdo vit.

Ganoshi bashkëpunonte me Elidjon Pashallarin dhe Arbër Ganoshin. Mes identiteteve të rreme ai kishte edhe dokumente greke dhe italiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat