Jona Mullaraj, 36-vjeçarja e arrestuar në Itali nën akuzën e trafikut të drogës, ishte një aktiviste në luftën kundër lëndëve narkotike.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat sitaliane Sipas të cilave, në fillim të këtij viti, e reja nga Shqipëria mori pjesë në një aktivitet që kishte pikërisht në fokus luftën kundër trafikut të drogës.
Shtohet ndër të tjera se aktiviteti është zhvilluar në zonën e Groane Park në Lombardia ku morën pjesë dhe një sërë personalitetesh politike, duke përfshirë dhe Presidentin e Rajonit, Attilio Fontana.
Lidhur me arrestimin e 36-vjeçares, ka folur gjithashtu dhe nënkryetari i bashkisë së Lombardisë, Dante Cattaneo teksa shprehet se ka mbetur i surprizuar nga akuzat e ngritura ndaj saj.
Ai thotë se Mullaraj ka qenë gjithmonë në takimet e zhvilluara në këtë rajon për luftën kundër drogës.
“Ajo ishte një person shumë normal, nuk më bëri kurrë të dyshoja për diçka. Ajo merrte pjesë dhe në mbledhjet e këshillit bashkiak përpara pandemisë, kur ishte e hapur dhe për qytetarët e thjeshtë. Nëse e thërrisje, ajo vinte gjithmonë” – tha Cattaneo.
Hetimet e karabinierëve filluan pranverën e kaluar kur pronari i një ndërtese në Cesano Maderno kishte denoncuar vjedhjen në një garazh. Kur efektivët shkuan në garazh, gjetën dhe sekuestruan 450 kg kanabis.
Vjedhja e garazhit ishte inskenuar nga një 45-vjeçar teksa ky i fundit e ka tradhëtuar shqiptaren. Jona Mullaraj edyshohet se duhet ta ruante lëndën narkotike.