Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një 40 vjeçar shqiptar ka mbytur me duart e veta gruan e tij, 36 vjeçe.
Sipas ERT1, një 40-vjeçar ka mbytur me duart e tij bashkëshorten në Vlachiotis të Lakonisë.
Ai dyshohet se ka njoftuar autoritetet se e ka mbytur gruan e tij pas një debati të fortë.
Policia ka mbërritur në shtëpi dhe ka konstatuar se gruaja ishte pa ndjenja.
36-vjeçarja u transportua me autoambulancë në spitalin e zonës ku edhe u konstatua vdekja.