I nderuar z. Demë Qetaj, E nderuara familje Qetaj , Me dhimbje e pikëllim të thellë mësuam lajmin e hidhur për humbjen e më të dashurit t'uaj Isuf Qetaj, aq të nderuar dhe të respektuar nga të gjithë miqtë e të ndjerit.
Ju lutemi Ju, Familja Qetaj dhe të gjithë miqtë e shumtë që keni, pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe të Kolegjiumit të Nëndegëve të LDK-së në Munchen dhe Starnberg. Ju Familje e nderuar Qetaj , keni humbur birin, bashkëshortin, vëllain e prindin në të cilën me gjithë dhimbjen e madhe dhe humbjen e pakompensueshme, të ndiheni krenar qe patët një djal, bashkëshort, baba të tillë.
Për Isufin do të jenë të forta kujtimet e gjithë rrugëtimit dhe të veprimtarisë sonë të përbashkët në të mirë të familjës, shoqërisë dhe Atdheut. Ne lutemi bashkë me familjën Qetaj , miqtë e të ndjerit, që shipirti i të ndjerit të gjejë paqen e merituar! Qoft i përjetshëm kujtimi për të ndjerin! Zoti e bekoft familjën Qetaj!
Me dhimbje e respekt tëthellë Kolegjiumi i Nëndegëve Munchen- Starnberg, Musa Hamza, Nënkryetar 09 dhjetor 2021