:Ftesë z. Berisha, z. Basha dhe z. Rama të dëshmojnë kompetenca të larta të Lidershipit dhe të Inteligjencës Emocionale.
Ne, një grup shkencëtaresh dhe shkencëtarësh nga Diaspora Shqiptare ftojmë z. Berisha, z. Basha dhe z. Rama të dëshmojnë kompetenca të larta të Lidershipit dhe të Inteligjencës Emocionale për të gjetur një zgjidhje të mençur për ti dhënë fund kaosit politik ku është futur Shqipëria.
Të sipërpërmendurit mbajnë përgjegjësi personale, morale, juridike dhe kombëtare, që në këtë kaos politik asnjë qytetar i Shqipërisë mos të pësojë dhunë fizike, psikike dhe shpirtërore dhe qe imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare mos te dëmtohen edhe më shumë.
Sipas Ajnshtajnit «Problemi nuk mund të zgjidhet më të njëjtën mendje qe e ka krijuar atë», ndaj, ne një grup i shkencëtareve dhe shkencëtarëve nga Diaspora Shqiptare jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë për të kaluar këtë krizë, ku është futur Shqipëria dhe ti ndihmojmë të sipërpërmendurit dhe lideret /liderët tjerë kyç të vendeve Amë për të formuluar një strategji kombëtare valide dhe reliable, e cila do ti shërben ç’do individi Shqiptar në tër botën, të jetojë një jetë me dinjitet. Nëse ne së bashku nuk veprojmë sot, historia do na mallkojë nesër.
Së bashku mundemi edhe më mire edhe më shumë!
Gjithë të mirat
Një grup i shkencëtareve dhe shkencëtarëve nga Diaspora Shqiptare