Detaje për 42-vjeçarin nga Kosova që vdiq në vendin e punës në Austri

Diaspora

Detaje për 42-vjeçarin nga Kosova që vdiq në vendin e punës në Austri

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Në mëngjesin e ditës së enjte një shqiptar nga Kosova, 42-vjeçar, nga rrethi i Eferding, teksa ishte duke punuar së bashku me kolegët e tij për një firmë ndërtimi në Alkovën u rrezua nga rreth dhjetë metra lartësi dhe kishte rënë mbi një dysheme betoni.

Si pasojë, humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Media ka kontaktuar me një mik të familjes se të ndjerit, njëkohësisht edhe bashkëvendës i tij.

Siç bëhet e ditur, viktima është A.M. nga fshati Randobravë, komuna e Prizrenit, banues në Eferding të Austrisë së Epërme.

I ndjeri prej shumë vjetësh, së bashku me familjen e tij, kishte migruar për në Austri.

Ai ka lënë në pikëllim bashkëshorten dhe gjashtë fëmijë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat