Drogë me furgon në Itali, arrestohet 37-vjeçari shqiptar, si u zbulua nga policia

Diaspora

Drogë me furgon në Itali, arrestohet 37-vjeçari shqiptar, si u zbulua nga policia

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Një 37-vjeçar shqiptar është arrestuar në Fasano të Italisë mbrëmjen e djeshme.

Gjatë kontrollit, efektivët ndaluan shqiptarin në rrugë i cili po udhëtonte me një furgon të regjistruar në emër të një kompanie shqiptare.

Brenda automjetit policia gjeti 3 kg heroinë të fshehur brenda një frigoriferi e ndarë në 6 pako.

Policia i vuri prangat shqiptarit, ndërkohë që droga dhe furgoni u sekuestruan. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat