Policia austriake është lajmëruar pasditen e djeshme për bërtitma që janë dëgjuar në një banesë në Vjenë.
Mësohet se shqiptari nga Kosova ka sulmuar nënën e tij dhe ka kërcënuar me thikë të vëllain.
22-vjeçari mësohet se prej disa kohësh ka qenë i dhunshëm.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe i ka ndaluar përkohësisht hyrjen në banesë dhe takimet me anëtarët e tjerë të familjes.