Një shqiptar është dënuar me burg në Greqi, 25 vjeçari akuzohet se ka kërcënuar ish- të dashurën e tij pas ndarjes se do t'i publikojë video intime.
Vajza greke pas kërcënimeve të vazhdueshme ka kallëzuar në polici ish të dashurin e saj, i cili më pas është arrestuar.
Akti i turpshëm i 25 vjeçarit shqiptar ishte si bazë hakmarrjen ndaj të resë. Historia nisi kur çifti regjistroi takimet e tyre seksuale, me miratimin e vajzës, megjithatë pa u shfaqur asnjë tipar.
Më pas gjërat morën një kthesë të rrezikshme. Kur 22-vjeçarja vendosi t’i jepte fund lidhjes me 25-vjeçarin shqiptar, ky i fundit në shenjë hakmarrje videot ia dërgojë ish-të dashurës dhe nënës së saj.
Autori nuk u ndal me kaq . Shantazhi vazhdoi derisa ai kërcënoi se do ta ekspozonte të renë në punën e saj duke i dërguar video pornografike nëse ajo nuk jepte dorëheqjen.
Për fatin e saj, 22-vjeçarja vendosi të marrë masa, të flasë hapur teksa kontaktoi Prokurorinë e Krimeve Kibernetike.
Përfundimisht, autori, i cili kishte dyshimin absurd se ish-i i tij po e tradhtonte me kolegët e saj në punë, u arrestua, u shpall fajtor dhe u dënua me dy vjet e tre muaj burg.