Vrasja e Bledar Muçës, mediet belge publikojnë foton e autorit të dyshuar teksa mban armë në dorë

Diaspora

Vrasja e Bledar Muçës, mediet belge publikojnë foton e autorit të dyshuar teksa mban armë në dorë

Më: 30 janar 2022 Në ora: 18:16
Bledar Muça

Bledar Muça është shqiptari që u vra të shtunën e kaluar në Antwerp të Belgjikës.

Britanikja “Telegraph” ka publikuar një foto, ku dyshohet se është vrasësi i Muçës. Aty duket një burrë që mban armë dhe qëndron pranë një furgon të zi të parkuar. Imazhi është shpërndarë gjerësisht në medies lokale në Belgjikë

Image

“Ekzekutimi në bandat e një njeriu që thuhet se po maskohej si një shtetas britanik ka hedhur dritë të re mbi gjendjen e vështirë me të cilën përballet Antwerp në betejën kundër bandave miliarderë të drogës që kontrabandojnë kokainë të lirë në Evropë”, shkruan “Telegraph”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 dhe viktima u qëllua teksa lëvizte në autostradë dhe vdiq në vend. Pista ku po heton policia është për larje hesapesh.

Por, Bledar Muça është emër i njohur edhe për drejtësinë shqiptare dhe rezulton i përfshirë në shumë ngjarje kriminale në qytetin e Elbasanit. Në këtë qytet ai njihet për lidhjet e ngushta me fisin Çapja, ndërsa konsiderohej si “krahu i djathtë” i Ardjan dhe Florenc Çapjas.

Në 3 shkurt 2016 u vranë tre pjesëtarë të kësaj familjeje, kurse Florenc Çapja i shpëtoi një atentati të ndodhur në qershor 2016, ku mbeti i plagosur edhe Bledar Muça, me të cilin po udhëtonte në një makinë. Ndër vite, familja Çapja është akuzuar si e përfshirë në ngjarje kriminale, por edhe ka qenë pre e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat