Burg ndaj 46-vjeçarit shqiptar për trafik heroine/ Prej vitesh bënte ‘namin’ mes Luksemburgut dhe Francës

Diaspora

Burg ndaj 46-vjeçarit shqiptar për trafik heroine/ Prej vitesh bënte ‘namin’ mes Luksemburgut dhe Francës

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 18 muaj burg nga një gjykatë franceze për trafik heroine.

Pjesë e trafikut të drogës ishin edhe persona të tjerë, të cilët po ashtu janë dënuar nga gjykata Mulhouse.

Sipas dosjes së 46 vjeçarit, në shtëpinë e tij ishin sekuestruar rreth 600 gr përzierje heroine dhe produkte prerëse që shërbenin për përgatitjen e lëndës narkotike. Ai u arrestua në kufirin mes Luksemburgut dhe Francës.

Mbi 46 vjeçarin shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat franceze, rëndonin gjashtë vepra penale, që nisnin që nga viti 2017, që kishin të bënin me blerjen, posedimi, transportin, importin dhe eksportin e lëndëve narkotike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat