Disa profesione, thjesht i kemi konsideruar vetëm për tu kryer nga meshkujt, por gjërat kanë ndryshuar!
Bianka Dervishi është shqiptarja e cila ka “braktisur” profesionin e saj si parukiere dhe është kthyer në një kamioniste. Profesionin e saj të ri Bianka e ushtron në Itali.
Ajo ka treguar se ishte 19-vjeç kur hipi për herë të parë në kamion e që nga ajo kohë nuk i është ndarë më. Edhe pse fillimet e saj nuk kanë qenë të lehta, vajza ka treguar se në këtë profesion ka pasur gjithmonë mbështetjen e familjes.
“Lashë profesionin tim si parukjere për t’ju përkushtuar më shumë kamionit”, tha ajo duke vijuar “E kisha të vështirë t’ua thoja familjarëve, por pastaj ata ishin të lumtur, sidomos babai”.
“Në kompaninë që jam, jam e vetmja vajzë aty, por kur unë zbres më shikojnë më çudi”, tregon vajza.
Bianka jeton prej 16-vitesh ne Itali, aty ku tashmë ushtron profesionin e kamionistes duke thyer tabu dhe ndryshuar mendimin e shumë njerëzve se femrat disa profesione i kanë të ndaluara.