Lazim Destani në Odën Ekonomike të MVP: Me rëndësi bashkëpunimi në treva

Diaspora

Lazim Destani në Odën Ekonomike të MVP: Me rëndësi bashkëpunimi në treva

Nga: Beqir SINA Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 16:37
Foto nga takimi

Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Z. Lazim Destani ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me z. Nebi Hoxha, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore,

“Dje pata kënaqësinë ta vizitoj këtë Odë Ekonomike e të njihem nga afër me punën e vyeshme dhe planet ambicioze të ekipit të saj”, shkruan Destani një profilin e tij në facebook.

Gjatë takimit u diskutuan e shkëmbyen mendime mbi një sërë çështjesh që lidhen me ekonominë dhe komunitetin e biznesit, me qëllim mbrojtjen, promovimin si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve të rajonit por edhe ato të diasporës sonë.

“Me këtë rast e potencova rëndësinë e veçantë të forcimit të bashkëpunimit mes Odave Ekonomike të trevave tona si dhe me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Kohezioni mes Odave e rrit nivelin e mbrojtjes së bizneseve e të bashkëpunimit mes anëtarëve të tyre por edhe krijon mundësi sinergjizimi për investime kapitale” shkruan më tej sipërmarrësi dhe filantropi Destani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat